Projektligji dhe plazh ne Shqipëri

Kronikë

Projektligji për bregdetin/ Ndalohet çdo ndërtim, lejohen vetëm investimet strategjike! Skaner objekteve aktuale, Agjencia që do marrë në dorë vijën e detit me super kompetenca

4 Shtator 2021, 17:10| Përditesimi: 4 Shtator 2021, 18:00

  • Share

TIRANË-Pastrimi nga ndërtimet abuzive dhe mbrojtja e vijës bregdetare është një nga objektivat kryesorë të qeverisë ‘Rama III’. Disa ditë më parë, kryeministri Rama, në funksion të këtij objektivi, paralajmëroi miratimin e një ligji të ri për vijën bregdetare. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur prej disa muajsh një proces konsultimi për draftin për mbrojtjen dhe menaxhimin e vijës bregdetare. Draft, i cili mund të pësojë ndryshime deri kur të paraqitet nga qeveria në Kuvend, parashikon mbrojtjen dhe përdorimin racional të zonës bregdetare, zhvillimin e qëndrueshëm të saj si dhe rritjen e cilësisë së shërbimit në zonën bregdetare. 

Nisma ligjore parashikon ndalimin përfundimtar të dhënies së lejeve të ndërtimit në bregun e detit. Në vijën bregdetare do të lejohen vetëm ndërtimet në kuadër të investimeve strategjike, ndërtimet për infrastrukturë publike si dhe zbatimi i kontratave koncesionare. Ndërtimet aktuale brenda perimetrit të begut të detit do të verifikohen në mënyrë të hollësishme nga pikëpamja ligjore. Në skaner do të kalojnë të gjitha kontratat me subjekte private për shfrytëzimin e hapësirave në bregun e detit. Kontratat abuzive do të ndërpriten, ndërsa kontratat e rregullta do të zbatohen deri në përfundim të afatit.

Drafti që pritet të kthehet në ligj synon kalimin gradual të bregdetit në pronësi të shtetit, për të ndaluar dhe riparuar kaosin me ndërtime në vijën bregdetare. Një nen i veçantë parashikon se në rastet e shitjes së pronës private në bregun e detit, shteti ka të drejtën e parablerjes, sipas kritereve që do të përcaktohen me një vendim të veçantë të qeverisë. Me hyrjen në fuqi të ligjit, askush nuk mund t’i shesë pronën në bregun e detit dikujt tjetër, pasi shteti shqiptar ka të drejtën e parablerjes. 

Për zbatimin e këtij ligji, për pastrim, mbrojtjen dhe zhvillimin e vijës bregdetare, ngarkohen disa institucione që janë: ministria për turizmin, Komiteti i Menaxhimit të Bregut të Detit, i cili përbëhet nga përfaqësues të disa ministrive, Agjencia Kombëtare e Bregdetit si dhe bashkitë bregdetare. Drafti projekton Agjencinë Kombëtare e Bregdetit si organin kryesor për mbrojtjen, zhvillimin dhe menaxhimin e zonës bregdetare.

Agjencia Kombëtare e Bregdetit harton planin për menaxhimin e bregut të detit dhe jep mendim për lejet zhvillimore. Bashkëpunon me investitorë dhe i fton që të përfshihen në projekte zhvillimore në bregun e detit. Agjencia mirëmban dhe pastron  bregun e detit, duke lidhur kontrata me kompani të ndryshme, pa iu nënshtruar ligjit për tenderat. Jep me qira sipërfaqe të caktuara të bregut të detit për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme si dhe miraton kryerjen e aktiviteteve.

Agjencia gjithashtu administron pasuritë e paluajtshme shtetërore në bregun e detit, krijon regjistrin elektronik të pasurive si dhe sinjalizon organet shtetërore për çdo shkelje. Agjencia harton rregullore për administrimin e zonës bregdetare, vendos kriteret për dhënien në përdorim të plazheve etj. Agjencinë do të jetë në varësi të Ministrisë së Turizmit, por super kompetencat e saj e bëjnë edhe më të rëndësishme se sa vetë ministria.

Kompetencat e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit

-AKB-ja realizon mbrojtjen dhe menaxhimin e zonës bregdetare, promovimin dhe monitorimin e projekteve në këtë zonë, ndjekjen e zhvillimit të zonës bregdetare e të planeve të miratuara nga autoritetet e planifikimit;

-Zbaton dhe merr pjesë  në hartimin e politikave e të strategjive kombëtare për menaxhimin e integruar të bregdetit dhe bashkërendimin e punës për zbatimin e tyre;

-Bashkërendon programet e lidhura me zonën bregdetare dhe nxit investimet në zonën bregdetare;

-Kontribuon në informimin, konsultimin dhe aksesin e publikut gjatë hartimit dhe zbatimit të politikave e të strategjive të lidhura me menaxhimin e integruar të zonës bregdetare;

-Bashkëpunon me organet përkatëse sipas përcaktimeve të këtij ligji, për projektet dhe aktivitetet për mbrojtjen dhe zhvillimin e bregdetit dhe monitorimin e zbatimit të tyre;

-Bashkëpunon me organizma, institucione, investitorë dhe aktorë të tjerë vendas dhe të huaj si dhe i fton për pjesëmarrje dhe përfshirje në projektet dhe zhvillimet me rëndësi për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare;

-Monitoron zbatimin e dokumenteve të planifikimit të territorit, të miratuara nga autoritetet qendrore dhe vendore në zonën bregdetare;

-Monitoron respektimin e rregullave për përdorimin e pasurisë së patjetërsueshme publike në zonën bregdetare;

-Harton rregulloren e posaçme për administrimin e hapësirat publike të zonës bregdetare, që përdoren si plazhe publike apo të administruara nga subjekte private dhe i’a propozon për miratim Këshillit të Ministrave;

-Monitoron respektimin e kritereve ligjore për dhënien në përdorim dhe administrimin e plazheve, duke verifikuar administrimin e tyre nga subjektet shtetërore dhe private, si edhe lënien në dispozicion të publikut të plazheve publike pa pagesë për përdoruesit;

-Harton rregulloren për disiplinimin e zhvillimit të veprimtarive/aktiviteteve sportive, argëtuese, turistike dhe kulturore të cilat zhvillohen në zonën bregdetare. dhe ia propozon për miratim ministrit përgjegjës;

-Monitorimin e respektimit të kritereve ligjore për kryerjen e veprimtarive, të cilat zhvillohen në zonën bregdetare;

-Lajmëron organet shtetërore kompetente për rastet e konstatimit të shkeljeve administrative, veprimeve apo mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, dhe propozon marrjen e masave përkatëse ndaj personave përgjegjës;

-Administron pasuritë e paluajtshme shtetërore dhe publike, të cilat i kalohen në përgjegjësi administrimi, në përputhje me rregullat e përcaktuara nga legjislacioni shqiptar në fuqi;

-Krijon regjistrin elektronik për pasuritë e paluajtshme të zonës bregdetare, formati i të cilit miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për turizmin;

-Mirëmban dhe pastron  bregun e detit. Pastrimi dhe mirëmbajtja realizohet nga vetë Agjencia ose me subjekte privatë të kontraktuar nga Agjencia. Shërbimi për pastrimin dhe mirëmbajtjen e bregut të detit nga subjektet private/publike nuk i nënshtrohet ligjit për prokurimin publik. Rregullat për pastrimin dhe mirëmbajtjen e bregut detar si dhe procedura e përzgjedhjes së subjekteve privat/publike, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

-Jep me qira sipërfaqe të caktuara të bregut të detit për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme përfshirë aktivitetet/veprimtaritë sportive argëtuese dhe turistike në det. Kriteret, procedurat dhe masa e dhënies me qera përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave;

-Miraton kryerjen e aktiviteteve në bregun e detit dhe aktivitetet/veprimtaritë sportive argëtuese dhe turistike në det si dhe kryen planifikimin e aktiviteteve/veprimtarive në bregun e detit si dhe përcakton kushtet dhe kriteret për ushtrimit e tyre;

-Jep paraprakisht mendimin e saj për lejet zhvillimore dhe lejet e përdorimit në zonën bregdetare, me përjashtim të bregut të detit, nëpërmjet verifikimit të kritereve të menaxhimit të zonës bregdetare, përpara miratimit përfundimtar nga ana e organit kompetent për lëshimin e tyre, përcaktuar sipas legjislacionit për planifikimin e territorit.

-Harton planin e menaxhimit të bregut të detit, i cila përmban planin e detajuar të veprimtarive në bregun e detit, në zonat për ushtrimin e aktiviteteve të turizmit detar si dhe tarifat për ushtrimin e tyre, në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi.

Detyrat dhe përgjegjësit e Agjencisë

-Agjencia, në funksion të veprimtarisë së saj, kryen të gjitha veprimet dhe ndërmerr të gjitha nismat e nevojshme në mbështetje të planifikimit dhe menaxhimit të integruar të territorit dhe të veprimtarive që zhvillohen në zonën bregdetare, duke informuar, bashkëpunuar dhe ndihmuar organet shtetërore, subjektet private dhe personat e interesuar dhe ka këto përgjegjësi dhe detyra:

-Kryen inventarizimin e territorit të zonës bregdetare;

-Organizon, nxit dhe kontribuon në projektet, aktivitetet dhe veprimtaritë që kanë për qëllim mbrojtjen, administrimin dhe rritjen e cilësisë së vlerave të peisazhit, burimeve natyrore si dhe të trashëgimisë natyrore e kulturore në zonën bregdetare të Republikës së Shqipërisë;

-Fton, nxit dhe bashkëpunon me organizma, institucione, investitorë dhe aktorë të tjerë ndërkombëtare apo vendas, për pjesëmarrjen dhe përfshirjen në projektet dhe zhvillimet me rëndësi për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare;

-Ofron shërbime të ndryshme, sipas përcaktimeve të këtij ligji kundrejt tarifave përkatëse, të cilat  përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

-Ushtron kontrollin e saj në zonën bregdetare, duke monitoruar respektimin e rregullave mbi përdorimin e pasurisë publike.

-Kontrollon respektimin e kritereve ligjore për dhënien në përdorim dhe administrimin e plazheve, duke verifikuar administrimin e tyre nga subjektet private/publike si edhe lënien në dispozicion të publikut të plazheve publike pa pagesë për përdoruesit.

-M err masa në rastet e shkeljeve të kritereve ligjore, dhe zbaton sanksionet e parashikuar nga ky ligj dhe nga legjislacioni shqiptar në fuqi, me qëllim shmangien e dëmtimit të zonës bregdetare.

(Kliko këtu) Projektligji për bregdetin

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • elita: 08/09/2021 08:18

    ca jan kto budalliqe pa kuptim dua un token tende e don mere me.400 euro metrin ta gzosh mu ma ka len gjyshi pse ta fal ty ullij e lej shkurre i kam qr shtetit sja jap se sdo rrin perandori i qr 3 vite kalojn shpejt vin te tjeret e ndryshon situata

    Përgjigju
  • elita: 08/09/2021 08:16

    po clidhje ka ky ligj kush e miraton ket budallik zbrit ti nga kali se do hypi un si do i blesh token pronarit nuk dua ta jap ashtu le te rri ullinj se sdo jet rama perandor do ndrrojn ligjet 3 vjet ikin shpejt do vin te tjeret

    Përgjigju
  • Lala: 05/09/2021 07:41

    Te gjith mo menjen te sorrosi te leshi te preshi.ka zgjidhje edhe kjo pun pa merak.toka nuk shitet por pronari behet bashk investues nese ndertohen resort.keni par noi pronar toke ta shesi token per pallat psh? Kshu do shkoj edhe kjo pun po qen te zgjuar.bashkohen kush ka tokat she behen bllok si Jan badhkinvestitor per resorte. Pra toka nuk shitet. Shteti se ble me cmim reference qe tia fali ndonje qypi per resort.pronaret nuk marrin miliarda ne dor por investojn milirda pa qen miliarder.te vazhdoj me???

    Përgjigju
  • Neljan: 05/09/2021 07:16

    Ketu nuk flasim per pastrim te bregdetit nga zaptuesit, ketu flasim per kalimin e gjithe tokave ne pronesin e shtetit. Disa toka jan trashegmia, disa jan bler edhe investuar me djers. Synimi i Rames 3 eshte Zona e Himares deri ne Ksamil. Mos mendoni qe do pastroj Duresin, asnjeri nga Oligarket nuk interesohet per Duresin. Kur te behen ato investime strategjike nuk do ket me hapsire publike, edhe per te hyr ne plazh duhet te paguash ose te prenotosh dhome ne hotele me 5 yje qe me pak do kushton 200 euro nata Flasim te pasurohen te pasurit edhe klasa e mesme te varferohet

    Përgjigju
  • goni: 05/09/2021 06:30

    "investime strategjike" e perkthyer ....hiqja detin shtresave deri tek e mesmja dhe jepja atij qe e shet me 3000 ALL shezlongun ...praktikisht investim strategjik ne kete realitet do te thote shpopullim i plazheve nga shtresat deri mesatare ...investime per pakicen ....Albanistan

    Përgjigju
  • ska problem: 05/09/2021 05:10

    Hajduti gerthet kapni hajdutin , kjo eshte te ulurish me te madhe po pse kaq budalla e di kete popull ( kryeministri )kush i ndertoi populli qe me zor mbyll muajin , vazhdoni o te pangopur

    Përgjigju
  • Ferot: 05/09/2021 01:50

    Ky eshte dhe synimi madhor dhe final i organizates se kapjes se shtetit. Pronen publike dhe private ta disponoje me ligj ne koncesione qe i ka parapergatitur per klientet e vet. Me shume se kaq, nivel me te larte, krimi i organizuar nuk ka ku shkon. Mbase vite me vone, dekada, do ngrihet perseri nje prokurori e gjykate te merret me keto te sotmet.

    Përgjigju
  • Flori: 05/09/2021 00:50

    BRAVO RAMA. ...POR PUNO ME SHPEJT..MOS I LE..ZAPTUESIT -SHPELLARE TE SHKATARROJNE SHQIPERINE QE MEZI E BENE SKENDERBEU DHE RILINDASIT DHE NA E LANE NEVE...

    Përgjigju
  • Kujtimi: 05/09/2021 00:45

    O komentues idiote ...mos u beni shkatarruesit te shqiperise, bregdetin na e la enveri te pa prekur e me BREZA pishe,,pavarsisht krimeve te medha qe ai beri per 50 vjet,erdhi 1990 dhe shikoni sesi eshte bere durresi.golemi qerreti.shengjinin e velipoja..TURP e faqja e zeze...pallate te shemtuara .ngafo...kur bregun duhej ta kishim mbushur me hotele e resorte ..dhe rinia jone te punesohej aty e te mos merrte rruget e mergimit. ..jemi nje popull I Vogel.shyqyr qe edi rama e ka marre seriozisht ,,btegdetin .prandaj mos fol kot kodrat mbas bregun o avni se do perfundosh si avni rustemi...me nje plumb ne balle...

    Përgjigju
  • Jugu: 04/09/2021 20:07

    Kjo është scandal, pronari të detyrohet tia shese token shtetit. Po enver hoxha çfarë beri më teper, pervecese shtetezoi tokat. Njesoj është dhe ky ligj

    Përgjigju
    • Alniku: 05/09/2021 06:23

      Enver Hoxha more çunak i sekuestroi dhe as i pyeti ndërsa këtu flitet për diçka tjetër, nqf pronari i tokës kërkon ta shesi duhet t'ia shesi shtetit dhe jo rrëmujës dhe kjo do sjellë dinjitetin e bregdetit shqiptar.

  • Toni: 04/09/2021 19:34

    O merrja pronat e jepja njerzve te partise se ky popull ska bythe te cohet , ja ke mate pulsin e bile to bejne the bust o skenderbe

    Përgjigju
  • Edmond: 04/09/2021 17:27

    Besoj qe pergjigja e popullit te bregdetit so te jet e forte Duhet te provosh njeher te na prekesh pasurin e stergjysheve te shikosh cfar do te jet pergjigja

    Përgjigju
  • Petro: 04/09/2021 16:09

    Mendoj qe do harxhojmë kohe dhe para qe do humben ne Strasburg..

    Përgjigju
  • Babo: 04/09/2021 15:54

    E ka gati dhe adaptin per kete post babloku, ska si te ndodhe ndryshe pervec intelektualit te spikatur e vizionar alket hyseni. Ai e qan kete pune ne detaje

    Përgjigju
    • Mjeku: 04/09/2021 19:22

      Ke te drejte ai fytyr majkellxheksoni pas vdekjes eshte fytyra e hajdutit te bregdetit.spo gezon dot ato qe ka zaptuar por do edhe te tjera.te mbaroje nje her gjyqet per zaptime pastaj te behet i kulluar kellira.

  • Kujtimi: 04/09/2021 15:48

    Shyqyr qe e kuptuat qe bregdeti dhe deti eshte pasuria jone exclusive se bashku me naften.kromin.bakrin.ujin.portet dhe aeroportet..pyjet..tokat ...

    Përgjigju
    • Kujtim i harruar: 04/09/2021 20:48

      Paske len në bixhoz mendjen! Kjo bëhet që të nderojne bosat si sorrosat me shoke dhe pronaret pas 10 viteve sdo kenë lek të ulen në shezlonge! Por shko kupto cbehet ose dil vullnetar I qetave per liri ahahah

    • Avni: 04/09/2021 19:05

      O kujtim pastaj me keto investime strategjike nga Oligarke nuk do shikosh me hapsire publike ne plazh o budall

    • Shkodran: 04/09/2021 19:02

      Çfarë ka kuptuar?! Ku jeton ti?! Nuk ke asnjë pëllëmbë tokë në bregdet që nuk është zënë! Provo e ngul një çadër diku kur të vijë Nua Rroku tokë e zanun!

    • Ariu: 04/09/2021 17:19

      O Hajdar, me kët ligj do sekuestroj tokat e banorëve për tua dhënë milionerëve për të bërë resorte. Trap

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?