Deputetët e opozitës e kanë konsideruar projektligjin për shërbimin spitalor pa asnjë risi krahasuar me ligjine miratuar në vitin 2003. Në komisionin e Shëndetësisë, anëtarët kërkuan transparencë mbi nxjerrjen e kostove të shërbimit shëndetësor në mënyrë që pacienti të mos preket.
18 vite pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të ligjit për shërbimin shëndetësor, drafti i ri që sipas qeverisë do të sjellë autonomi menaxheriale dhe financiare,është shoqëruar me debate në komisionin parlamentar tëshëndetësisë dhe punëve sociale. Ish ministri i Shëndetësisë, deputeti i LSI Petrit Vasili duke analizuar nen për nen ligjin aktual, e konsideroi projekligjin një flluskë sapuni, pasi sipas tij nuk ka asnjë risi,dhe të gjitha ndryshimet mund të zbatoheshi edhe me ligjin aktual.
“Të gjitha strukturat spitalore dhe jo vetëm kanë në themel akreditimin dhe standartizimin. Fjala e autonomisë, këta janë metafora. Dhe të tëra strukturat që duehn për të krijuar një autonomi të plotë, merreni hapeni ligjin, i keni të detajuara shumë qartë në komisionin shëndetësore. Po hiqemi sikur ne po bëjmë mrekulli, ndërsa kjo s’është e tillë.”
Por zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, hodhi poshtë argumentat e opozitës, pasi sipas saj drafti i propozuar ndryshon 70 % përmbajten e ligjit aktual dhe rregullimet nuk zgjidheshn vetem me amendime.
“Ligji është shumë më i gjerë se autonomia dhe u thashë se ndryshimet që janë në ligj, pavarësisht se u fokusuam te autonomia, të çojnë të paktën 70% në ndryshime.”
Nga ana tjetër kryetarja e komisionit Grida Duma, ndërsa kritikoi draftin kërkoi referenca konkrete matëse, në mënyrë që pacienti të mos preket dhe kërkoi nxjerrjen e kostos së shërbimit.
“Nga njëra anë po diskutojmë autonominë dhe nga ana tjetër themi emërim i bordit nga ministri. Pra konceptualisht ne duhet ta kuptojmë çfarë po ndodh. Po në rast se kostoja juaj u del më e lartë në spitalet publike, çfarë do bëjmë ne , po miratojmë një ligj që do ua çojmë spitaleve private pastaj.”
Modeli i ri i autonomisë spitalore do të aplikohet fillimisht në Spitalin Memorial të Fierit. Sipas ligjit të ri të gjitha spitalet që do të aplikojnë modelin e ri të financimit,më parë duhet të kalojnë procesin e akreditimit.