Ekskluzive/ Shqipëria njeh gjuhët e minoriteteve! Aty ku janë 20% e popullsisë, tabelat e rrugës në 2 gjuhë (Drafti)

23 Qershor 2020, 12:00| Përditesimi: 23 Qershor 2020, 16:36

  • Share

TIRANË- Në çdo njësi administrative në të cilën 20 % e popullsisë është pjesë e minoriteteve të njohura zyrtarisht, do të kenë të drejtën e përdorimit të gjuhës së tyre në komunikimet me pushtetit vendorë.

ReportTv ka siguruar ekskluzivisht draftin e Ministrisë së Brendshme e cila propozon përdorimin e gjuhës së minoritetet si dhe të drejtën e vendosjes së tabelave, sinjalistikës, toponimeve lagjeve dhe shesheve në gjuhën e tyre. Drafti aktualisht është në shqyrtim dhe pritet që pas kalimit edhe në komisionet parlamentare të marrë votat e parlamentit për t'u kthyer në ligj brenda vitit.

Në propozimin e ministrit Lleshaj thuhet “Njësia bazë e vetëqeverisjes vendore, në të cilën personat që i përkasin një pakice kombëtare banojnë tradicionalisht ose përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë brenda territorit të saj, krijon kushtet për përdorimin e gjuhës së pakicës në marrëdhëniet ndërmjet tyre dhe personave që i përkasin pakicës, bazuar në kërkesën e tyre’’.

Ky draft përcakton edhe se ku do të përdoret dy gjuhësia: “Gjatë procesit të informimit mbi të drejtat e tyre, “Për vetëqeverisjen vendore”, aksesit në programin e transparencës; gjatë seancave të këshillimeve me bashkësinë përpara shqyrtimit dhe miratimit të akteve, në paraqitjen e kërkesave apo ankesave drejtuar organeve bazë të vetëqeverisjes vendore, për të paraqitur iniciativa qytetare nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar, drejtuar këshillit bashkiak sipas parashikimeve të përcaktuara në rregulloren e organizimit dhe funksionimit të këshillit bashkiak”.

Një tjetër risi e këtij ligji është edhe emërtimi i njësisë administrative ku minoritetet bëjnë pjesë, e sipas nenit tetë kur ata janë 20 % me anë të një kërkese ata kanë të drejtë të vendosin ‘’për emërtimin e njësisë administrative, rrugëve shesheve, territoreve, krahas gjuhës shqipe edhe në gjuhën e pakicës kombëtare.

Në këtë rast, kërkesa paraqitet dhe shqyrtohet nga organet përgjegjëse të njësive të vetëqeverisjes vendore. Aktualisht Shqipëria njeh disa minoritetet mes tyre atë grek, malazes, maqedonas, vlleh-arumun, së fundmi dhe minoritetin bullgar.

Një vit më parë, vendosja e tabelave të sinjalistikës rrugore në bashkinë e Finiqit u konsiderua e paligjshme pasi ishin edhe në gjuhën greke, por me miratimin e këtij drafti ato do të jenë të ligjshme.

Drafti i ministrisë së Brendshme për minoritetet

( Kliko këtu ) Relacioni i plotë shoqërues

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • {#}: 24/06/2020 05:09

    O sa qesharakë ky ligji shume i dobet si do zhvillohet shqiperia me injorantet.

    Përgjigju
  • Iris: 24/06/2020 01:39

    Ky eshte nje nga projektligjet me te rrezikshem e me te pasakte qe eshte ideuar ndonjehere!Ne U.S.A.lejohet perdorimi edhe I spanjishtes por Meksika nuk mund te krahasohet me Greqine dhe synimet e saj.Neve nuk kemi pasur probleme me minoritetet e veriut e veri-lindjes keto 100 vjet,vetem Greqia ka qene nje gangrene e perhershme.Ligji duhet te percaktoje shume sakte qe numri I popullsise duhet rinumeruar cdo 5 vjet ,se 20% duke pare levizjet dhe emigrimin mund te behet 10% ne 5 vjet.A duhet lejuar qe pas kesaj te perdoret Akoma gjuha e huaj?Gjithashtu emerimi I rrugeve,shkollave duhet te jete e kontrrolluar.A ka shqiptar ne bote qe te pranoje emerime te tilla si:Napolon Zerva,K.Kacifas,Vorio Epiri,Milloshevic,etj.Ligji duhet bazuar gjithashtu dhe ne reciproritet,nese Greqia nuk pranon tu jape te njejtat te drejta arvanitasve e cameve perse duhet ky ligj I njeanshem?Nese Greqia e ka vene si kusht negocitash,atehere do ishte me mire qe qeveria te dilte hapur para popullit.E sa per komentuesit qe thone te hidhemi ne anen turke,duhet ta kuptojne qe te dy si Greqia,si Turqia njelloj I kane synimet ndaj nesh,qe te dy jane te padeshirueshem e te demshem per mbijetesen tone kombetare.

    Përgjigju
    • Edi Rama: 24/06/2020 08:52

      Ma vunë si kusht, më thanë zgjidh ose postin ose shqipërinë, unë zgjodha postin se ndryshe do rrëzohej qeveria. Si thua ti të leja popullin pa qeveri unë? Pastaj më pëlqen të jemë këtu ku jam, të komandoj, të marr merita e lëvdata edhe ty do të pëlqente.

  • Plari: 23/06/2020 17:51

    O Lesh kujdes nga Plarenti se do te ngjis covidin se spitalin Iranian e mbylli ai

    Përgjigju
  • shqip: 23/06/2020 17:42

    Shqipja po del gjuhe e dyte ne gjithe trevat shqiptare. Ne kemi me shume anti shqiptare qe shqipja si duhet me se vetem TURI ka mbetur tani.

    Përgjigju
  • Arturi: 23/06/2020 17:22

    Ne Europe ne nuk na fusin me sa duket. Por na thone vijoni me integrimin qe te na marrin territore per greqine. Greqia duket rreziku me i madh i kombit shqiptar. Me keq se Serbia. Me sllavet edhe merremi vesh ne fund. Natyrisht kane bere krime. E vetmja menyre per te perballuar Greqine eshte Turqia, ska tjeter, Vetem Turqine kane frike. Atehere ata analiste qe i shikoni si anti-turq nuk e kane hallin te mbrojne demokracine e shqiperise. Ose nuk kuptojne ose jane ne sherbim te greqise

    Përgjigju
    • Njoni aty: 23/06/2020 22:42

      E ke gabim Turo, nuk janë as grekët as serbët rreziku i shqipërisë por janë kanë qenë dhe do të jenë përjetësisht tradhëtarët shqipëtarë. Historia jonë na mëson se kemi pasur gjithnjë tradhëtarë që na qeverisin. Thuj shyqyr që nuk ka vetëm Esat pashë Toptanëra por ka edhe Avni Rustemëra, se ndryshe do ishim zhduk si popull (ose do na gjeje në ndonjë rezervat si indianët e amerikës).

  • Loni: 23/06/2020 16:18

    O ju te paafte qe na qeverisin e njerez kuturu merr nga rruga edhe me juridikera... E katandiset kete vend bajge halesh me keq se leckat... Ju duheni djegur te gjalle nga I pari tek I fundit pa diskutim or te degjeneruar qe asnje draft nuk vute ne sherbim te ketij komuniteti injorat te verber edhe sakat por e keni marre neper kembe akoma me keq. Urime te nderuar qytetaret minoritetesh per draftin ja dolet autoktone me nje shtet tjeter. Urraaaaaaa.

    Përgjigju
  • Turp: 23/06/2020 15:29

    Ligji i Turpit, tani ka ngelur te ngrihet dhe Flamuri. Ne kemi mungesa e tabelave ne gjuhen Shqipe, lexova para 2 ditesh se rruget qe te cojne me bregdetare ne Fier jane pa asnje standert sigurie. Hajde ligj hajde, tamam ligj pacavure.

    Përgjigju
  • Pesëmbëdhjetë Kushtet: 23/06/2020 15:17

    Fajin e ka Saliu

    Përgjigju
  • Robo: 23/06/2020 14:20

    Ta beri rrup sup greku ram legeni

    Përgjigju
  • lexuesi: 23/06/2020 13:44

    Shtet legen, i njohën 15 minoritete dhe tani do t'i shkojnë valles deri në fund, do vendosin gjithandej tabela në lloj lloj gjuhësh

    Përgjigju
  • reciprocuteti: 23/06/2020 13:21

    Po kriteri i reciprocitetit per vendet fqinje a vlen apo e rendesishme eshte qe shqiptaret te ulin te vetat njehere ...

    Përgjigju
  • Astriti: 23/06/2020 13:06

    Ka shqiptare ne Negovan(Flamburo), ne Filat, ne Parge, ne Thrake te Greqise. Nuk kane asnje te drejte shkollimi dhe gjuhe. Saranda do i emertoje shshet greqisht, edhe Konispoli?? Cfare beni more. Edhe pse 20% dhe jo 10% apo 30%, apo merrni modelet e deshtuara maqedone. Konsultohuni me Turqine vete nuk i dini keto pune. Do kete presion nga Greqia qe te numerohen 20% aty ketu, psh ne Sarande, Konispol, Delvine, Himare, etj. Terhiqeni kete ligh pacavure,

    Përgjigju
  • Arjani: 23/06/2020 13:02

    nese nuk e mbani dot vete Shqiperine afrohuni me Turqine. Integrimi ne BE eshte nje loje per te lene territoret rruges. Nuk na fusin ne Europe, afrohuni me Turqine dhe SHBA.

    Përgjigju
  • Pikaezeze: 23/06/2020 12:14

    I rregulluat shqiptaret ju, dhe iu mbeten minoritetet!!!

    Përgjigju
    • B*3: 23/06/2020 13:20

      I bashkohem mendimit tend.. I bie qe ne Bruksel gjuha e 4-t zyrtare te jete ajo arabe... Populli eshte rritur me frike ne komunizem dhe i lene ne injorance totale (pa shkolle) ne pseudo demokraci...Fatkeqesi e madhe kur dashuri te pare kemi parane dhe jo dinjitet dhe repsekt per veten e pastaj per te afermin. Vec dashuria ka per te na shpetuar o njerez, kur do e kuptoni?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?