Drafti/Hiqet dënimi për kryerje të marrëdhënieve seksuale deri në 16 vjeç, krim vetëm nëse akti kryhet pa pëlqim (DOKUMENTI)

9 Dhjetor 2020, 16:39| Përditesimi: 10 Dhjetor 2020, 00:24

  • Share

Ministria e Drejtësisë ka propozuar në Kodin e ri Penale uljen deri në 16 vjeç të moshës së lejueshme për të kryer marrëdhënie seksuale. Drafti i përgatitur nga Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe përfaqësues së gjyqësorit në Shqipëri, ndryshon nenin 100 të Kodit Penal në fuqi, duke i konsideruar të ligjshme aktet seksuale me persona që kanë arritur moshën 16 vjeç. Neni i ndryshuar parashikon që “kryerja e akteve seksuale me fëmijë të mitur, që nuk ka arritur moshën 16 vjeç, dënohet me burgim nga 7 deri në 15 vjet”. Ndërkaq, Kodi Penal në fuqi parashikon që “Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me fëmijë të mitur, që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç ose me të miturën që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga 7 gjer në 15 vjet”.

Me termin ‘i mitur’, sipas legjislacionit në fuqi, nënkuptohen personat që nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç. Në Kodin e Ri është shtuar një nen, i cili ndalon kryerjen e akteve seksuale me të mitur të moshës 16 deri në 18 vjeç, vetën nëse akti kryhet pa pëlqimin e tyre, që do të thotë se lejohet me pëlqim. Kodi i ri kaq sqaruar edhe shprehjen “pëlqim”, i cili nënkupton pranim të vullnetshëm i të miturit, i cili ka arritur moshën 16 vjeç për të kryer aktin seksual si dhe marrëveshja e vullnetshme e dy të miturve të cilët kanë arritur moshën 16 vjeç për të kryer aktin seksual në fjalë. Mbetet për t’u parë arsyetimi dhe rrethanat që kanë çuar ministrinë për të bërë një propozim të tillë.

Nga ana tjetër është parashikuar një dënim i ashpër nga 5 deri në 15 vjet burg për ata që kryejnë akte seksuale me të mitur të moshës 16 deri në 18 vjeç pa pëlqimin e të miturit. Ndërkaq, kryerja e aktit seksual pa pëlqim me persona të rritur, edhe kur janë bashkëshortë, dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet. Kur akti kryhet me kërcënim apo dhunë dënohet me burgim nga 10 deri në 20 vjet. Kodi i ri Penal ka pësuar ndryshimet të rëndësishme, janë shutuar mbi 30 vepra të reja penale, janë hequr 6 vepra penale, ndërsa ka ndryshuar dënimi për një pjesë të veprave penale.

( Kliko këtu ) Kapitulli i plotë në Kodin Penal për krimet seksuale

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/12/2020 01:13

    Min.e drejtesise qenka cerdhe qejflinjsh,kush e ka propozuar po siguron veten qe nuk do ta kape ligji as per pedofili,as si seks ofender.

    Përgjigju
  • Qejo qejf: 09/12/2020 16:51

    Qejf o qejf o qerrata zoga te njoma thelleze

    Përgjigju
    • qerratai: 09/12/2020 18:59

      po shume mire e kane bere. 16 vjec femrat ne shqiperi jane ne moshen t'ua shkelesh bashke dhe gazin dhe frenot, pa patur frike se u djeg motorin. ah nga trure jane nje cike jo gati ... po c'rendesi ka kjo, aty per lesh kane ikur te gjithe ne keto kohera ....

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?