Kryeministri italian Mario Draghi, tha se deklarata e Agjencisë Evropiane të Barnave lidhur me sigurinë e vaksinës kundër COVID-19, AstraZeneca është tepër inkurajuese.
Sipas mediave të huaja, Draghi ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron dhe të dy ranë dakord se do të rifillojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca , nëse EMA jep dritën jeshile ditën e nesërme.
Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar një takimi për shqyrtimin e efekteve anësore të AstraZeneca, mes EMA dhe OBSH.
OBSH pas takimit, i ka bërë apel shteteve të vazhdojnë urgjentisht përdorimin e vaksinës pasi ajo është e sigurt.
Ndërsa EMA tha se benefitet e AstraZeneca janë më të mëdha se rreziku për efekte anësore.
Franca dhe Italia janë një ndër shtetet evropiane të cilat kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca por duket sikur pas deklaratës së djeshme nga EMA, janë siguruar për efektshmërinë dhe sigurinë e saj.
Gjatë ditës së nesërme Agjencia Evropiane e Barnave do të shpalli përgjigjen përfundimtare lidhur me AstraZeneca.