Drake ndërpret koncertin: Do shlyej borxhin 160 mijë dollarë për shtëpinë e një fansi

4 Mars, 14:41| Përditesimi: 4 Mars, 14:42

  • Share

Drake, reperi me famë ndërkombëtare, ka bërë një gjest human për njërin nga fansat e tij. Në një koncert ai ka premtuar se do t’i shlyej borxhin e shtëpisë së një fansi.

37-vjeçari ndërpret koncertin e tij dhe njofton se do paguajë borxhin e fansit.

“Mund të shlyeni paratë e hipotekës së shtëpisë, për nënën time të ndjerë?”

“Kjo është? Mamaja jote ka ndërruar jetë? Mirë. Dhe i detyrohesh… Oh, kjo është një shumë e konsiderueshme. Por e di çfarë, unë do të paguaj detyrimet e shtëpisë për nënën tënde të ndjerë”

Për të shlyer hipotekën e nënës së fansit që nuk jeton më, Drake do të paguajë 160,000 dollarë.

“Unë do të paguaj nga xhepi im. Kjo është nga ana ime. U prehtë në paqe nëna jote”, tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që Drake ndihmon fansat apo dhuron para për njerëzit në nevojë.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?