Drama "7 minuta" e cila trajton dinjitetin dhe të drejtat e punëtoreve, u vu në skenen e pallatit të kultures "Ded Ndue Lazri", duke tërhequr vemendjen e publikut i cili kishte mbushur sallen si asnjëherë më parë. Kjo përformance në Lezhë ishte një emocion i veçante për aktorët dhe regjisoren.
“Me një emocion të veçantë, e kam ëndërruar të jap shfaqje në Lezhë dhe ja ku jam këtu. Komplimenti për sallën e re dhe spektatorin e jashtëzakonshëm”, u shpreh aktorja Olta Daku.
“Kënaqësi të kthehem në qytetin tim. Nëpërmjet kësaj shfaqje ne japim mesazhe të forta”, tha aktorja Rudina Dembaca.
“Lezha duket si në një festë të madhe teatrore. Është shfaqja e parë në këtë teatër të rikonstruktuar, u shpreh aktorja Zamira Kita.
“Vij për herë të parë dhe gjetëm mikrpitje të jashtëzakonshme. “7 Minuta” fillon një tur të ri duke nisur me Lezhën”, tha regjisorja Driada Dervishi.
7 Minuta” me regji të Driada Dervishit, bëri bashkë në skenë 11 aktore me një lojë të shkëlqyer, si Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Olta Daku, Zamira Kita dhe shumë të reja të talentuera.
Drama flet për njëmbëdhjetë gra, punëtore në fabrikë xhinsesh të cilat bëhen bashkë në përpjekje heroike për të mos mos humbur te drejtat e tyre të punës.
Shfaqja zhvillohet gjatë një dite të tërë, duke filluar nga rutina e mëngjesit e protagonistëve e deri në mbrëmje, kur më në fund punëtorët arrijnë në një vendim jo pa vështirësi.