Kultura

Drama amerikane “Kërkoj vrasës për nënën” shfaqet premierë në Shkodër! Regjisori, Shatrolli: Histori tronditëse që sfidon audiencën

27 Maj, 17:14| Përditesimi: 27 Maj, 17:43

  • Share

Në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës u vu në skenë premiera e shfaqjes “Kërkoj vrasës për nënën”, një dramë tronditëse që prek themelet e familjes. Për dy netë me radhë, 25 dhe 26 Maj, shfaqja sfidoi audiencën me pyetje të forta mbi moralin, përgjegjësinë dhe gjendjen e familjes, ku varfëria shpesh i shtyn njerëzit drejt zgjedhjeve ekstreme.

Për regjisorin Naser Shatrolli, emocionet janë të shumta por e rëndësishme është se shfaqja të jetë mirepritur nga ardashësit shkodran.

Për trupën e aktoreve nga Shkodra, Tirana dhe Kosova, Jozef Shiroka, Lusi Bregu dhe Ermal Sadiku kjo vepër ishte një nga më të vështirat.

Shfaqja është reflektim i nje realiteti të dhimbshëm, bazuar në një histori reale nga Teksasi, që përkon me fenomenet e mëdha të shoqërive kapitaliste, ku njeriu shpesh humbet vlerat themelore dhe shndërrohet në mjet tallës, duke humbur sensin e ndershmerisë.

R.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?