Drama e balerinit Kledi Kadiu: Djali im Gabriel është sëmurë, pas lindjes u shtrua në terapi intensive

25 Mars 2022, 09:54| Përditesimi: 25 Mars 2022, 10:12

  • Share

Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, kë bërë një rrëfim prekës, në Instagram duke treguar kalvarin e vuajtjeve që po përjeton së bashku me bashkëshorten Charlotte Lazzari. Çifti u bënë prindër për herë të dytë në gusht të vitit të kaluar.

I vogli që quhet Gabriel, po përballet me probleme të rënda me shëndetin që kur ka lindur. Në ditën e 13 të lindjes Gabriel pati temperaturë të lartë dhe komplikacione, një diagnoze mjaft komplekse e quajtur meningo-encefaliti.

Kledi shkruan se diagnoza është një proces inflamator i sistemit nervor që prek meningjet dhe trurin, “fillimi i një sprove që na ka vënë vërtet në provë”, shkruan balerini. Fëmija arriti të mbijetoje dhe “pasi hapi sytë, hap pas hapi dhe me guximin e heroit, përdori të gjitha forcat për të rimarrë veten”. Gabriel, shpjegon balerini u kthye në shtëpi pas më shumë se një muaji e gjysmë i shtruar në terapi intensive dhe pas shumë analizave. Çifti nuk u dorëzua dhe vazhdoi të luftonte së bashku me vogëlushin.

“Tashmë kemi nisur një rrugë për rehabilitimin e të voglit tonë dhe nuk duam të fshihemi pas fjalëve duke u shtirur se gjithçka është e thjeshtë, por besojmë jashtëzakonisht në neuroplastikën, në vullnetin e pakufishëm të luftëtarit tonë të vogël, në qëndrueshmërinë dhe në dashurinë, si stimuli më i mirë për ta kapërcyer këtë. Pikërisht për këtë vendosëm të ndajmë historinë tonë me të tjerët.”

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?