Sociale

Drama e familjes Menkshi në Pogradec/ Mes sëmundjeve dhe mjerimit bën apel për ndihmë

23 Mars 2019, 19:23| Përditesimi: 23 Mars 2019, 19:30

  • Share

Varfëria dhe mjerimi janë pjesë e pandashme  për 4 anëtarët  familjes Menkshi nga fshati  Homezh, i Mokrës në Pogradec.

E zonja e shtëpisë, Xhevaire Menkshi,  prej disa vitesh është sëmurë, e mes dhimbjes, tregon vështirësitë që ka hasur deri më tani. Ajo shprehet se deri para pak kohësh ka punuar me bagëtitë nga ku siguronte edhe ushqimin për fëmijët e saj,  ndërsa sot nuk mundet më të punojë për shkak të pamundësisë fizike.

Bashkëshorti i  ka ndërruar jetë 5 vite më parë e tashmë ajo jeton e vetme me 3 djemtë e saj, ku dy prej të cilëve janë invalidë gjë e cila u ka vështirësuar më tepër situatën.

Shtëpia është tërësisht e amortizuar dhe kudo mbizotëron lagështira. Ndërsa, sfida e tyre e përditshme është mbijetesa dhe gjetja e një mënyre për të krijuar një të ardhur, pasi e vetmja mundësi ekonomike është pensioni minimal që përfiton kryefamiljarja. Xhevrie Menkshi u  bën apel për ndihmë bizneseve dhe institucioneve për ta lehtësuar sado pak peshën e rëndë nga skamja.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?