Emigracioni i fëmijëve të pashoqëruar është një fenomen tejet shqetësues në disa vende evropiane, veçanërisht në Italia. Një ndër grupet më të mëdha të fëmijëve emigrant në Itali, janë ato nga Shqipëria, ku vetëm në Torino strehohen dhjetëra.
Por mediat italiane bëjnë të ditur se shumë prej këtyre fëmijëve janë rrëmbyer nga organizata kriminale dhe që atëherë familjarët e tyre nuk dinë asgjë.
Por hipoteza e rrëmbimit nuk duket të jetë më e rënda sepse hetimet që janë duke u zhvilluar mund të zbulojnë një realitet edhe më të rëndë.
Autoritetet policore treguan se ishin kontaktuar nga familjarët e të miturve, të cilët kishin treguar se të afërm të tyre në Itali u kishin ofruar mundësinë të strehonin dhe kujdeseshin për fëmijët e tyre.
"Ne u kontaktuam nga të njohurit tanë që jetonin në Itali, të cilët na thanë se kjo do të kishte një mundësi e madhe për fëmijët tanë, kështu që ne pranuam".
Çmimi i përcaktuar, për udhëtim dhe përfshirje në program në lidhje me "të miturit e pashoqëruar" ishte afërsisht 10 mijë euro, për t'u paguar paraprakisht.
Por pastaj, pas largimit, për disa prej tyre nuk është marrë asnjë lajm, asnjë informacion mbi fatin e fëmijëve.
Dhe njëjtë si fëmijët janë ‘zhdukur’ edhe të afërmit, duke u pamundësuar familjarëve marrjen e një përgjigje për fatin e të miturve. Megjithatë sado të pabesueshme tingëllojnë këto histori, ato duket se janë vetëm maja e ajsbergut për trafikun e vajzave dhe djemve jo vetëm në Itali, por edhe në vendet e tjera evropiane dhe Lindjen e Mesme. Një trafik me të cilin merren sot departamentet speciale hetimore të Europol dhe Interpol.
Në Itali aktualisht strehohen 9131 fëmijë të pashoqëruar, 8.5% e të cilëve janë nga Shqipëria.