Leandro Castan me fanellën verdhekuqe të Romës, stadiumi 'Olimpico' më 8 dhjetor 2013

Sport

Drama e ish-futbollistit të Romës dhe poshtërimi nga Spalletti: S'më thanë se kisha tumor në tru, e zbulova nga rrjetet sociale

18 Korrik, 13:12| Përditesimi: 18 Korrik, 14:17

  • Share

Ish-mbrojtësi i Romës, Leandro Castan, në një intervistë të fundit për “Corriere della Sera”, ka folur për periudhën e vështirë që kaloi kur zbuloi se kishte tumor në tru. Në atë kohë pjesë e ekipit të Romës, qendërmbrojtësi brazilian e mësoi të vërtetën nga postimet në rrjetet sociale, pasi drejtuesit e klubit nuk i thanë asgjë.

Braziliani ka folur për momentin kur bota e tij u përmbys në shtator të vitit 2014, kur ai u tërhoq nga ndeshja e Romës në Serie A kundër Empolit në pushimin e pjesës së parë sepse nuk ndihej mirë.

Situata u përkeqësua me shpejtësi dhe në mëngjes “ndjeva sikur po vdisja”.

Castan tregon detaje të mëtejshme tronditëse të ngjarjeve që pasuan, përfshirë faktin se nuk iu tha diagnoza.

"Më dërguan në shtëpi pas analizave, mjeku i klubit ishte i shqetësuar, por nuk më tha se çfarë nuk shkonte. 15 ditët e para ishin më të këqijat, mezi ngrihesha në këmbë, vjellja, humba 20 kg dhe nuk kisha forcë.

Në fillim, Roma zgjodhi të më fshihte gjithçka. Vendosa të izolohesha dhe të hiqja dorë nga rrjetet sociale, por një ditë pashë telefonin tim. Një artikull në Twitter thoshte: ‘Leandro Castan ka një tumor në tru, mund të vdesë’.

Frika më përfshiu. Ende nuk e dija çfarë po më ndodhte. Askush nuk më kishte thënë asgjë, as klubi, as mjekët. Askush. 'Rri i qetë' ishte e tëra që thoshin.

Pastaj m'u kujtua se gjyshi im kishte vdekur për shkak të një tumori në tru dhe mendova se fati im do të ishte i njëjtë", tha ai.

Castan iu nënshtrua një operacioni për të hequr masën në tru, por iu deshën dy vjet për t'u rikuperuar plotësisht nga kjo procedurë. Ishte mendimi për t’u rikthyer në futboll që e shtyu atë t’i nënshtrohej operacionit.

"Më është dashur të mësoj të jetoj përsëri. Bëra gjithçka që munda për t'u rikthyer në nivelin që kisha. Gjithçka. Thjesht nuk ishte e mundur", tha ai.

Në këtë intervistë, Castro falënderoi Romën, trajnerin Rudi Garcia, shokët e tij të ekipit dhe të gjithë komunitetin e futbollit italian që i qëndruan pranë.

"Ata më ofruan mjekët më të mirë, më paguan pagën dhe më rinovuan kontratën edhe kur nuk mund të luaja."

Klubi gjithashtu u përpoq ta ndihmonte të kthehej në stërvitje, edhe pse në fillim ishte pothuajse e pamundur.

"Që në seancën e parë stërvitore, ata më pasuan topin, u përpoqa ta ndaloja me shputën e këpucës, pashë poshtë këmbën time dhe ajo nuk lëvizi. Nuk kisha kontroll mbi trupin tim. Doja të kthehesha të isha lojtari që isha, dhe fakti që nuk mundesha nuk ishte diçka që mund ta pranoja. Po më vriste", tregoi dramën Castan.

Jo të gjithë trajnerët ishin plotësisht të dhembshur me situatën e Castan, pasi ai përshkroi një pamje zhgënjyese.

“Rudi Garcia më mbrojti, ai ishte si një baba i dytë, por ishte më e vështirë me Spallettin. Para ndeshjes kundër Hellas Verona, ai më telefonoi dhe më tha se donte të shihte Castanin e vjetër. Kështu që isha në formacionin titullar, duke luajtur një nga ndeshjet e mia më të këqija.

Disa ditë më vonë, ai më thirri në zyrën e tij dhe më tregoi një fotografi të Frosinones. 'Ky është niveli yt tani, nuk mund të luash këtu. Nuk do të luash më me mua.' E gjithë bota u shemb mbi mua."

Një figurë tjetër që ishte më qetësuese për Castan ishte Sinisa Mihajloviç, i cili më pas pati përvojën e tij tragjike fatale me kancerin.

"Në fund të çdo seance stërvitore të Torinos, ai fliste me mua dhe më mësonte si ta godisja topin. Ne kalonim orë të tëra së bashku. Gjithmonë do ta mbaj në zemër."

Tani Castan është 38 vjeç dhe po studion për të marrë licencën e trajnerit në Brazil.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?