Sido që ta shikosh historinë e vajzës së dhunuar nga ish- i dashuri në Fushë Krujë, është e qartë që kemi të bëjmë me një viktimë të pafuqishme kundër dhunës së ish- të dashurit dhe rrethit të tij shoqëror në pushtet. Kaq është mjaft e rëndë.
Intervista e vajzës në Report TV ka plot dimensione të së vërtetës dhe përpjekja për ta denigruar intervistën si shantazhim të vajzës, është vetëm frikë e atyre që kanë planifikuar spekulimin me këtë ngjarje.
Në këtë ngjarje ka dy histori.
Historia e parë e dhimbshme, është historia e vajzës së dhunuar, që normal është gjendur e pafuqishme deri në një farë mase brenda institucioneve të policisë. Por në fund ajo ja ka dalë, edhe pa u bërë kaq zhurmë.
Është e qartë që ish- i dashuri i saj ka tentuar të përdorë pushtetin e babait për t’i shpëtuar ndëshkimit, por kur nuk ka mundur, ka tentuar të bëjë paqe me vajzën.
Historia e dytë është historia e spekulimit politik me këtë ngjarje. Për nevoja të azilit politik, një oficer i policisë gjyqësore, në vend që të evidentojë këtë histori, e cila është boll e rëndë dhe kaq, fut në skenë edhe Taulant Ballën, pasi kështu ja kërkon partia.
Dhe tani, në vend të merremi me historinë e dhimbshme të vajzës, dhe fatin e një qytetari të pambrojtur në vend, gjithë vëmendja shkon tek spekulimi rreth Taulant Ballës, të cilin ja kërkon si nder Lulzim Basha, oficerit, meqë Taulanti i ka nxjerrë letrat e kunatit dhe gjobat e tij për biznesin.
Pra, në gjithë këtë dramë, që nëse nuk politizohej, tregon dramën reale të shtetit shqiptar dhe fatin e një qytetari të pambrojtur të tij, ne duhet të përfshihemi në debat edhe për hallet e Lulzim Bashës, meqë atij i shajnë kunatin, dhe ai do të hakmerret.
I vendosur në krye të opozitës për t’u dalë zot halleve të qytetarëve, ne kemi sot në krye të opozitës një njeri i cili merr hallet e qytetarëve, u shton dhe hallet e kunatit, dhe i bën publike.
Në këtë rast, në vend që opinioni publik të merret dhe të debatojë realisht për fatin e një qytetari të pambrojtur përballë strukturave të kapura të policisë nga pushteti, apo elementë kriminalë, na duhet të merremi për të ç’montuar një gënjeshtër të pastër të shpikur nga oficeri azilant, i cili duhet të bëjë dhe qokën e parties, për ta shtuar në skenën e krimit Taulant Ballën me pistoletë në dorë.
E gjithë kjo tregon se sa i pamëshirshëm është Lulzim Basha për të përdorur hallet e qytetarëve dhe kauzat e opozitës, për halle personale.
Nëse vëreni sot se kush janë armiqtë e opozitës zyrtare, do të shikoni se janë vetëm ata që merren me aferat e kunatit dhe vjehrrit të Lulzim Bashës.
Flet dikush nga PS kundër kunatit, del hajdut, flet dikush që kunati ka marrë leje, shpallet që ka marrë tendera, del dikush që përmend historitë e biznesit të tij, i del që dhe burri i saj bën biznes. Pra opozita është kthyer në grup të gatshëm për mbrojtjen e kunatit dhe debati politik po devijohet nga problemet reale të shoqërisë, në problemet reale të familjes së gruas së Lulzim Bashës. Marrë nga Tema.al
Hajde more Baze osmanlliu,sikur te ishte ajo kohe ;Sigura do ishe bere Vezir ne Albanistan.Mos e ndalo yryshin,more Baze,bir i denj i osmaneve,se kur del;O c'oc gjen-o c'oc te gjen.Allahu qoft me ty.
Përgjigju