Drama "Gjaku i Martirëve të Kombit" shënoi premierën të premten në Shkodër pasi ishte shfaqur më herët me sukses në Tiranë.
Bazuar në ngjarje reale, subjekt i dramës është persekutimi i klerikëve katolikë në komunizëm.
Interpretimi i aktorëve të Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" të kryeqytetit u ndoq me interes nga publiku shkodran në sallën e teatrit "Migjeni".
Në fund të shfaqjes aktori Bujar Asqeriu në rolin e priftit Lazër shprehet se e shkuara nuk duhet të harrohet asnjëherë.
“Flet për persekutimin e përfaqësuesve kalotikë që u burgosuën e pushaktuan dhe janë emocione të mëdha që vijnë vetiu në zemrën e ccdo njeriu, që një copëz të historisë kërkon ta ballafaqojë me publikun. Për të treguar se ccfarë u kanë bërë komunistët priftërinjve tanë”, shprehet me emocion aktori Bujar Asqeriu.
Ngjarjet e dramës zhvillohen në hetuesinë dhe burgun e qytetit të Shkodrës, djepin e qëndresës antikomuniste. Pyetjes nëse forca e emocionit do të ishte më e madhe po të interpretohej në dialektin gegë, aktori i madh përgjigjet: “Këtu flitet, jo për të tipëzuar nga ana gjuhësore por për të treguar fenomenin. Priftërinjtë e persekutuar kanë folur në gegërisht por edhe në toskërisht”.
Dramë sipas romanit me të njëjtin titull i shkrimtares Zana Tako u vu në skenë nga regjisori Bajram Torba.