Ajo që e ka shqetësuar më tepër Edmond Budinën në ditët e para të qëndrimit të tij në Tiranë, pas kthimit nga Italia, është situata ku gjendet sot arti shqiptar. Regjisori dhe dramaturgu në një intervistë për kamerën e “Reporttv” ndalet tek mungesa e demokracisë në Shqipëri, tek statuti i artistit, projektligji për kinematografinë, por edhe tek debati, që është krijuar për Teatrin Kombëtar.
Nëse do ta donin Teatrin Kombëtar e kishin mirëmbajtur, duhet që të kallëzohen penalisht të gjitha qeveritë që kanë drejtuar në 27 vite edhe e kanë lënë në këtë derexhe këtë teatër, duke rrezikuar jetën e aktorëve, publikut. Për projektligjin e Kinematografisë jam shprehur kundër, sepse edhe ajo është një dredhi tjetër, qendra e filmit është shumë mirë kështu siç është, rezultat janë,ndërsa ajo që mungon është që shteti të investojë edhe të mbështet edhe më shumë financiarisht. Duhet që të jepet mundësia për të punuar edhe më shumë”.
Edmond Budina, regjisor edhe dramaturg
Për Turbinën regjisori mendon se zgjedhja e bërë është qesharake, sepse duke pasur tre salla, shteti po çon artistët në një zgëq. Edhe pse është një gjë e mirë, që po ndërtohen salla të reja
Budina rrëfen kujtimet që ruan në Teatrin Kombëtar, duke i konsideruar si kujtimet më të bukura të rinisë së tij. Dita e parë e tij në teatër, ka qenë me Sulejman Pitarkën Kujton edhe ngjitjen e shfaqjes “Nata me hënë” në skenën e Teatrit Kombëtar, kur pushteti u tremb...
Mesa duket pushtetarët ja kanë shumë frikën artit. Unë kujtoj nga eksperienca ime, kur kam vënë “Nata me Hënë”, që krijoi një situatë të vështirë për pushtetin e asaj kohe. Pushteti u trembë, këtu vinin përnatë anëtarë të Byrosë Politike. U krijua një komision i posaçëm për të ndaluar shfaqjen, por u arrit në një konkluzion, që shfaqja duhet që të vazhdonte. Ky teatër edhe në të shkuarën ka emancipuar shoqërinë me të mirat edhe dobësitë e veta.
Edmond Budina, regjisor edhe dramaturg
Prandaj Budina mendon se pushtetarët e të gjitha ngjyrave duan që ta vënë nën censurë artin kinematografik, por edhe teatral.
Nuk ka logjikë tjetër, që Qendra Kombëtare të kthehet në centralizim> në të kundërt aty ku duhet centralibizim, që të ketë sa më shumë zëra të kundërt që të rrahin mendimet e tyre, ndodh e kundërta. Nesër do të vijnë të tjerët në pushtet edhe do të shtypin këta që janë sot, por nuk është kjo ideja e demokracisë. Historia ka treguar se në këto 27 vite Shqipëria ka mbetur akoma në tranzicion, sepse politikanët s’kanë punuar si duhet...
Edmond Budina, regjisor edhe dramaturg
Për regjisorin Edmond Budina një komb është i vdekur, nëse nuk investon në kulturë.
Cfar lesh dramaturgu eshte Mond Budina...... Keta jane bere te gjithe sikur me qene Bekim Femiu artist Hollivudi. Aty mblidhen gjith rembythjet qe si njef njeri per aktor.
PërgjigjuDridhe Mondi, para 4 vitezh erdhe se pretendoje te beheshe drejtor teatri, nuk fitove dhe sigurish nderon flamur se keshtu ke qene gjith jeten. Mondi ti je njeri i keq nuk ke asnje shok se dhe ne kafe ste afrohet njeri por me sa duket keshtu je dhe ne familje prandaj te perzene dhe vjen sorollatesh ketej rrugeve i vetem.
Përgjigju