Real Madrid - Dortmund, kjo do jetë finalja e 1 qershorit në Uembley të Londrës sa i takon kompeticionit të Champions League.
Mbrëmjen e së mërkurës në “Bernabeu” Real Madrid fitoi 2-1 me përmbysje kundër Bayern Munich në gjysmëfinalen e kthimit në Champions League.
Dueli në Madrid ishte me emocione, teksa në pjesën e parë Neuer bëri heroi me disa pritje kundër Rodrygos dhe Vinicius. Paçka mundësive pjesa e parë u mbyll pa gola.
Në fraksionin e dytë ishte Alphonso Davies në minutën e 68-të që shënoi një gol fantastik duke zgjuar shpresat e miqve për finalen, edhe falë barazimit 2-2 në ndeshjen e parë.
Fundi i ndeshjes ishte dramatik për gjermanët. Në të 81 minutë Ancelotti hodhi në fushë Joselu, me sulmuesin e Real që shënoi dy gola në minutat 88-të dhe 90+1, kjo edhe falë gabimit të Neuer në golin e parë të pësuar.
Kështu Real rikthehet pas sy sezonesh në finalen e CHL dhe ka shansin që ta dërgojë në 15 numrin e trofeve në këtë event, pasi janë klubi më i titulluar. Ndërkohë Bayern vijon mos fitojë prej 23 vitesh në Bernabeu, duke e çuar në tetë numrin e ndeshjeve radhazi pa fitore ndaj ‘Galaktikëve’.
Ndeshja u grabit...turp për UEFA...
PërgjigjuNdeshja nuk u grabit por u dhurua nga portieri i bajernit… nqs e ke fjalën per offside ishte shikoje mire. ????
E leshoj noyer nga dora topin a i ke syt