Ignatius Ganago, sulmuesi i Nantes ka kaluar momente të vështira në jetë. Kamerunasi ka humbur vajzën e tij pesë vjeçare dhe nuk do jetë në ndeshjen e Europa League.
Siç raportohet nga “L’Equipe”, sulmuesi fluturoi për në Afrikë pas vdekjes së vajzës së tij 5-vjeçare. Nga sa mësohet, vogëlushja ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundjeje të papritur. Klubi francez është i shokuar dhe i dha menjëherë leje futbollistit për t’u kthyer në Kamerun.
Trajneri Antoine Kombouare nuk do ketë të gatshëm sulmuesin, me Nantes që të enjte në 21:00 luan përballë Juventusit në Torino.
Komento