Dramë tek ‘Leicester City ’, rrëzohet helikopteri i  pronarit tajlandez, në bord presidenti i skuadrës (VIDEO+FOTO)

28 Tetor 2018, 10:30| Përditesimi: 28 Tetor 2018, 11:22

  • Share

Dramë në shtëpinë e skuadrës së futbollit Leicester City. Helikopteri i pronarit tajlandez Vichai Srivaddhanaprabha është rrezuar në parkimin e stadiumit ‘King Power Stadium’ menjëherë pas ndeshjes që Leicester luajti kundër West Ham. Dëshmitarët thanë se helikopteri u rrëzua në parkimin e stadiumit pasi kishte pësuar avari dhe mënjëherë shpërtheu në flakë. 
Në bord kanë qënë dy pilotët, vet pronari i Leichester dhe ndoshta edhe vajza e tij dhe ende nuk dihet nëse kanë mbijetuar apo jo. Policia apo edhe vetë skuadra e Leicester ende nuk bëjnë me dije se çfarë ka ndodhur me personat që ndodheshin në bordin e helikopterit por me kalimin e kohës shpresat veniten.

Dyshohet se në bord kanë qënë edhe zv presidenti dhe drejtori sportiv i skuadrës. Në Angli po luten që personat në bord të shpëtojnë por duke parë që helikopteri është shkrumbuar pas rrëzimit duket shumë e vështirë që të ketë të mbijetuar. Biznesmeni tajlandez Vichai Srivaddhanaprabha bëri Leicesterin një skuadër të madhe duke e dërguar edhe tek titulli kampion.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?