Receta

Dredhanik, Brushtull e shkrifët nga zonja Albana

31 Mars, 11:37| Përditesimi: 31 Mars, 11:39

  • Share

Dredhanik me arra (Brushtull e shkrifët)

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 1 kokërr vezë
  • 1 lugë supe vaj
  • 1 lugë supe sheqer
  • 3-4 filxhanë kafeje qumësht
  • 1 lugë kafeje sodë
  • 1 lugë kafeje kripë
  • 1 bustinë vanilje
  • Ujë sipas nevojës
  •  
  • Për mbushjen:
  • 250 gr sheqer
  • 200 gr gjalpë
  • 100 ml vaj
  • 250 gr arra të shtypura

Përgatitja:

Në një tavë të thellë rrahim vezën, hedhim qumështin, kripën, sodën, vaniljen dhe i përziejmë. Shtojmë një lugë vaji dhe hedhim miellin, duke e punuar për të formuar brumin. Shtojmë pak ujë (nëse duhet) derisa të formohet një brumë si për byrek, jo shumë i fortë. E lëmë të pushojë brumin rreth 15 minuta, duke e mbuluar me një pecetë. E ndajmë më pas në pesë pjesë të barabarta dhe secilën prej tyre, e ndajmë në pesë copa të vogla. I hapim pak me okllai dhe i lyejmë me gjalpë. I vendosim njëra mbi tjetrën pesë e nga pesë. Secilën prej tyre, e hapim petë të madhe. E spërkasim me gjalpë e vaj, me sheqer dhe me arra. E palosim drejt qendrës nga të dyja anët dhe në formë rrethore e vendosim në tavën e lyer. Kështu veprojmë edhe me katër petët e tjera, duke i vendosur në tavë, rreth së parës në formë rrethore. Bëjmë kujdes që petët të mos jenë shumë të ngjeshura me njëra-tjetrën. E vendosim dredhanikun të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë, për rreth 50 - 55 minuta. Pas pjekjes, e spërkasim me pak sheqer pluhur.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?