Gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se policia britanike ka rënë në gjurmët edhe të shtetases tjetër britanike Harriet Bridgeman. Policia angleze ka arritur në gjurmimin e saj dhe pritet që edhe ajo të arrestohet. Sa i takon portugezit, vrasës i Nikulajt, autoritetet britanike shprehen se ai nuk ndodhet ne Angli, pasi në këtë shtet ka rekorde të theksuara kriminale si trafik droge, e më gjerë.
Lajmi kryesor:
Vrasja e Ardian Nikulajt, arrestohen në Londër porositësi Edmond Haxhia dhe 3 bashkëpunëtorët anglezë! Në kërkim ekzekutori portugez dhe një tjetër
B.K.//ReportTv.al