Drejt Punës

Drejt Botërorit me përkushtim për t'i dhënë tjetër medalje Shqipërisë, por shteti ‘harroi’ paratë e Europianit, peshëngritja Veli për Report Tv: Shpërblimi s’erdhi kurrë

8 Dhjetor 2021, 15:27| Përditesimi: 8 Dhjetor 2021, 17:57

  • Share

Evengjali Veli është peshëngritësja që do të garoi e para nga përfaquesja shqiptare në kampionatin Botëror që po mbahet në Uzbekistan. Ajo është medaliste e bronxtë në fuqi e kampionatit europian, por në Botëror nuk vjen në maksimunin e saj.

“Rezultatet nuk janë ato që unë do doja të kisha në këtë moment për shkak të një dëmtimi që kam në këmbë. Megjithatë trajneri dhe doktorri janë munduar më të mirën,”-tha Evangjeli Veli, peshëngritëse.

Por pavarësisht të gjithave, peshëngritësja që garon në kategorinë 55 kilogramë, pretendon se do të bëjë krenar shqiptarët.

“Jam sëtrvitur aq shumë saqë medalja është diçka që mund ta arrij dhe do ta arrij me sezbën,”-tha Evangjeli Veli, peshëngritëse.

Në këtë kampionat Botëror, edhe pse është medaliste e kampionatit Europian, Veli shkon e zhgënjyer nga shteti.

“Ashtu siç më takon me ligj prisja të kisha një shpërblim si medaliste e kampionatit europian, por nuk erdhi kurrë. Ose të paktën nuk ka ardhur deri më sot. Përveç parave do ishte edhe vlerësim. Për të mos thënë se më duhet të kërkoj ende nga prindërit për të bërë sport,”-tha Evangjeli Veli, peshëngritëse.

Veli do të garojë në orët e para të mëngjesit së ditës së enjte, ndërsa peshëngritësit e tjerë të ekipit kombëtar janë Briken Calja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/12/2021 02:08

    Ku te lene rradhe Duka dhe <<futbollistet>>,te gjithe parate shkojne per ta, per ti ndihmuar te shkojne nga humbja ne humbje!

    Përgjigju
  • Tori: 08/12/2021 16:46

    Turp. Jepini cfare I takon o reklamaxhinj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?