Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu

Bota

Drejt fundit epoka e Netanyahut, partitë e opozitës në Izrael afër marrëveshjes për të formuar qeverinë

30 Maj 2021, 20:46| Përditesimi: 30 Maj 2021, 20:50

  • Share

IZRAEL- Partitë opozitare izraelite janë drejt marrëveshjes së një koalicioni për të formuar një qeveri e cila do të çonte drejt rrëzimit të Benjamin Netanyahut, si kryeministri më i gjatë në vend.

Kreu ultra-nacionalist, Naftali Bennett tha se partia e tij do t'i bashkohet bisedimeve për një koalicion qeverisës me udhëheqësin e partisë kryesore të Yair Lapid. Yair Lapid ka kohë deri të mërkurën për të dakortësuar një marrëveshje.

"Unë do të bëj gjithçka për të formuar një qeveri të unitetit kombëtar me mikun tim Yair Lapid," është shprehur Bennett, i cili drejton partinë Yamina.

Sipas marrëveshjes është për dy vjet do të shërbejë si kryeministër Bennett dhe dy vitet e ardhshme Lapid. Edhe përse palët kanë pak gjëra të përbashkëta politikisht, ata janë bashkuar me dëshirën për të rrëzuar kryeministrin Netanyahu.

Ndërkohë Netanyahu është kryeministri më jetëgjatë i Izraelit. Fillimisht ai e ka ushtruar këtë detyrë në vitet 1996-1999. Më pas do e merrte postin në 2009 për ta mbajtur deri më tani.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?