Sali Berisha dhe Edi Rama

Politikë

Drejt fundit të fushatës, PS mban të premten mitingun përmbyllës në fushën pranë Parkut Olimpik, PD te Bulevardi i Ri

7 Maj, 12:18| Përditesimi: 7 Maj, 16:50

  • Share

Tirana do të jetë stacioni i fundit elektoral për partitë politike para zgjedhjeve të 11 majit.

Mësohet se PS do të bëjë mbylljen e fushatës të premten në orën 19:00 në fushën pranë Parkut Olimpik. Në të njëjtën orë, edhe PD do të mbajë mitingun përmbyllës te Bulevardi i Ri.

"Të gjithë bashkë për një “Shqipëri Madhështore”. Më 9 maj në ora 19:00 në Bulevardin e Ri, përmbyllim një rrugëtim, nisim një mision.", njoftoi kreu i PD Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale. 

E shtuna është heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën e 11 majit, shqiptarët do t'i drejtohen kutive të votimit.

Në këtë muaj fushate, PS e ka përqendruar fokusin te integrimi evropian. Kryesocialisti Edi Rama deklaron se vetëm me PS, rrugëtimi evropian do të bëhet i mundur. Nga ana tjetër, kreu i PD Berisha flet për ndryshim, ndërsa drejtuesit e partive të tjera të reja kërkojnë votën e shqiptarëve për të larguar klasën e vjetër politike.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?