Bota

Drejt G7: lufta kundër pabarazisë në tryezën e udhëheqësve botërorë

20 Gusht 2019, 13:25| Përditesimi: 20 Gusht 2019, 13:32

  • Share

Franca e ka bërë luftën kundër pabarazisë temën kryesore të samitit të G7, të planifikuar për këtë fundjavë.

Në Evropë, vlerësohet se mbi 100 milion njerëz janë në kufirin e varfërisë dhe përjashtimit social, ndërkohë që dhe disa liderë botërorë e kanë zgjidhjen e problemit si përparësinë e tyre kryesore.

Në vitin 1990 pothuajse dy miliardë njerëz ishin jashtëzakonisht të varfër. Sot kjo shifër është shumë poshtë 1 miliardë, por është ende është e lartë. Rreth 10% e popullsisë në botë jeton në kushtet e varfërisë.

Sipas të dhënave më të fundit të mbledhura, mbi 20% e njerëzve në Evropë janë në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social (shiko grafikun e mësipërm) dhe njerëzit vuajnë nga "privimi i rëndë material" si përshembull:

•  probleme të paguani faturat

• nuk mund të përballojnë pushimet e një jave në vit

• nuk mund të hanë një vakt të mirë dy ditë rresht

• nuk mund të përballojnë një telefon, një TV, një makinë larëse ose një makinë

• nuk kanë para të mjaftueshme për të ngrohur shtëpitë e tyre

Dhjetë vjet më parë, Bashkimi Evropian vendosi objektiva kryesore në strategjinë e saj për vitin 2020 që përfshinin varfërinë dhe përjashtimin social. Qëllimi ishte të eliminonin të paktën 20 milion njerëz nga kjo kategori deri në vitin 2020. Por të dhënat e fundit tregojnë se objektivi nuk është realizuar ende për 5 milion.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?