Kronikë

Drejt Greqisë me 15 kilogramë heroinë në kamion, arrestohet në Kakavijë shoferi 63 vjeç (VIDEO)

2 Qershor 2021, 20:36| Përditesimi: 28 Qershor 2023, 13:01

  • Share

Një 63-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kakavijë, pasi u kap me 15 kilogramë heroinë. Mësohet se në pranga ka rënë Shpetim Pjeshka, banues ne Elbasan, ndërsa policia bën me dije se arrestimi i tij erdhi si rezultat i një bashkëpunimi mes Policisë Kufitare të Kakavijës, FRONTEX-it, Sektorit të Narkotikëve në DVP Gjirokastër dhe shërbimeve doganore.

Pjeshka, i cili drejtonte një kamion, po dilte nga Shqipëria për të hyrë në territorin e Greqisë, ndërsa pas kontrollit në vijën e dytë, u evidentua lënda narkotike e fshehur në një vend të përshtatur në pjeën e kroskotit të automjetit.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, me peshë totale 15 kilogramë.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

1622659060_Capture.JPG

1622659142_Screenshot3.jpg

Droga e sekuestruar
 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?