Kronikë

Drejt krijimit të një “Shengeni” rajonal, Vuçiç, Rama dhe Zaev takohen në New York

25 Shtator 2019, 09:52| Përditesimi: 25 Shtator 2019, 10:09

  • Share

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama.

Media serbe, Tanjug, raporton se gjatë takimit të zhvilluar mes tyre në New York, është diskutuar për heqjen e barrierave të ndryshme për biznesin mes tre vendeve, e po ashtu për një lehtësim të procedurave për lëvizjen e mallrave, njerëzve dhe shërbimeve.

Një marrëveshje më specifike do të arrihet në konferencën që do të mbahet me 9-10 tetori në Novi Sad, është shprehur Presidenti Vuçiç, duke shpresuar se në këtë konferencë të ishin të pranishëm Kryeministri Rama dhe Zaev.

Në konferencën që do të zhvillohet në Novi Sad, temë kryesore do të jetë një projekt për lidhje më të fortë të tregjeve rajonale, si dhe për krijimin e një "Shengeni të vogël" në rajon.

"Ajo që diskutuam mbrëmë (vonë të hënën) është ajo që duam të bëjmë më specifike. Ne duam të krijojmë lidhje më të thella politike dhe ekonomike dhe të paraqitemi para BE-së si një bllok, sesa individualisht," u tha Vuçiç gazetarëve në New York të martën.

Vuçiç me Ramën dhe Zaevin ndodhen në New York, për të marrë pjesë në Asamblenë e Komeve të Bashkuara.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?