GJIROKASTËR- Një 49-vjeçar është shoqëruar në polici pasi është kapur duke kaluar kufirin drejt Greqisë me 70.900 euro me vete të padeklaruar.
Mësohet se bëhet fjalë për Vasil Gjika nga Saranda, por banues në ishullin Mykonos në Greqi.
Gazetari i Report Tv, Piro Nase raporton se Gjika u shoqërua në polici në orën 02:00 pasi nuk kishte deklaruar shumën e madhe që kishte me vete, teksa referuar burimeve zyrtare sasinë e parave e kishte fshehur në makinë, e cila iu sekuestrua.
"Po në vijim të kontrolleve u kap shtetasi me inicialet V. G., 49 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Greqi, të cilit gjatë kontrollit në automjet iu gjet një sasi prej 70900 eurosh, të cilat i kishte fshehur në automjet, me qëllim shmangien e kontrollit. Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 1 automjet dhe një sasi prej 70900 eurosh.
Veprimet e para hetimore për këto raste u kryen nga DVP Gjirokastër, për veprat penale "Trafikim i mjeteve motorike" dhe "Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi" dhe materialet në ngarkim të dy shtetasve i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Ndërkohë ditën e sotme, u bë ndalimi i Emiljan Tahiri, i cili ishte në kërkim për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim .
Këto pará ndauani të prekurve nga termeti!
Përgjigju