Drejt përfundimit ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, por kalimi do jetë me pagesë 2.1 euro për mjet

19 Maj, 18:30| Përditesimi: 20 Maj, 10:31

  • Share

Autostrada e re Thumanë-Kashar, është drejt përfundimit, nga 21 kilometra në total, deri më tani janë asfaltuar 18 kilometra.

Autostrada e kategorisë A, me shpejtësi të lejuar deri në 140 kilometra në orë, përfundon me 30 qershor 2024, dhe pritet të lehtësoj ndjeshëm trafikun sidomos në sezonin turistik, për shkak të fluksit të turistëve që vijnë nga Rinasi.

Kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro. Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Por do të ketë edhe rrugë alternative, dhe kalimi do të jetë pa pagesë për qytetarët.

Aksi Thumanë- Kashar është një nga më të rëndësishmit e “Korridorit blu" që lidh veriun me jugun, me vlerë totale 226 milionë euro, kurse në 35 vitet e kohëzgjatjes së kontratës, koncesionari pret të fitojë 1.3 miliardë euro. Nga viti 2024 deri në vitin 2031 kompania private fitimin e ka të garantuar, pasi është parashikuar që në rast se do të ketë një rënie të nivelit të të ardhurave, buxheti i shtetit do subvencionojë humbjen dhe nga buxheti i shtetit janë vënë në dispozicion 22.8 milionë euro garanci.

Thumanë-Kashar, është aksi i dytë në vend pas asaj të rrugës së Kombit, që bëhet me pagesë. Po ashtu me pagesë do të jetë kalimi edhe në tunelin e Llogarasë, si dhe në rrugën e Arbrit pas përfundimit plotësisht.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mike: 20/05/2024 21:42

    Tjeter zhvatje per qytetaret shqiptar...nuk i ploteson parametrat per tu ber me pagese..ne karahasim me vedet e bashkimit europian ajo rruge eshte katastrofe per tu ber me pagese..asfalti eshte i nivelit te trete..nuk ka bazamente te pershtatshem per atomjetet do te doje riparime qe gjashte mujorshin e pare..dhe keshtu do krijoje sres tek qytetaret qe e perdorin.

    Përgjigju
  • Geni: 20/05/2024 11:29

    Po me duket e drejte llogaritja sipas llojit te mjetit dhe kilometrave, nuk mund te paguaj njelloj nje motorr 600 kubiksh,nje makin 1200 kubikshe me nje 2500 kubikshe dhe me nje kamion,keto te fundit ne raste aksidenti bejne me shume deme, rreziku keshtu matet

    Përgjigju
  • Qytetareve: 20/05/2024 10:16

    Duhet vendosur nje tatim i jashtezakonshem mbi te ardhurat nga plaçkitja e pasurise kombetare nga viti 1991 e ketej. Tatimi do jete ne masen 100% dhe do paguhet me tri keste. Mbledhja e tatimit do behet me metodat qe pershkruhen tek seriali Agimet e Stines se Madhe. Pas konfiskimit te pasurise, riedukimi i zullumqareve me kazem ne dore do jete qershia mbi torte.

    Përgjigju
  • Iso: 20/05/2024 06:39

    Italia e ka pagesen 1€ per rreth 9 km,Franca eshte me shtrenjte,Zvicra ka tarife vjetore si te kalosh nje here si tere vitin,ka qene 35€ por duhet te jete rritur,Slloveni,Austri eshte me bilete me cmime e jave te ndryshme,Kroacia rreth 1€ per km por varet dhe nga lloji i makines,Gjermani,Belgjike pa pagese etj.keshtu qe paguhet ,mos u merzisni.

    Përgjigju
    • Alban: 20/05/2024 10:06

      Mas mirit esht, ashtu siq eka Zvicera. Paguje 40Euro per gjith vitin dhe ecni sa te doni. Shdo makine qe ka deshir per tu futur ne autostrade ta marr vignetten. Se dhe kshtu me pagesa sikur Italie, ka shum potential per ndeshje te Mauti, dhe kolona te pafund. Kshtu qe vignetta te ruan nga kolonat ndeshjet dhe kursen automationet dhe pagesen e njerzve ne pikat pagese.

  • Edi25252: 20/05/2024 05:44

    Në gjithë Europën dhe gjithë botën të hysh ose të dalësh në autostradë paguan një taksë të vogël . Kjo taksë nevojitet për mbarëvajtjen e autostradës përkatëse

    Përgjigju
  • pronari i rruges...: 20/05/2024 04:10

    C'KENI MORE VELLEZER PSE ANKOHENI...VETEM PAK DO E HANI...

    Përgjigju
  • David: 19/05/2024 21:30

    Domethene, rruget ndertohen me leket tona, per keto rruge vidhet neper tendera dhe pas rregullimit ne duhet te paguajme qe te kalojme? Si eshte e mundur qe legjitimohet vjedhja keshtu?

    Përgjigju
  • Tani: 19/05/2024 20:33

    Koker leku mos paguani perdor rrugen tjeter behuni patriota duhe i vendin tuaj

    Përgjigju
    • apollojia: 20/05/2024 00:56

      leket i ka me xhep ai bossi qe e ben se i kan dal pjeshkat e rilindjes garant o babuc

    • Kane bllokuar ekzistuen: 19/05/2024 22:05

      Kane bllokuar ekzistuen

  • Euro: 19/05/2024 20:27

    Pse me euro e jo me lek do kalojm nga rruga qe esht pa pages

    Përgjigju
  • San Giovanni: 19/05/2024 19:11

    Super biznes!! Për 35 vjet nga 3 milion euro në muaj!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?