Shkolla “Jusuf Hoti”

Durrës/ Drejt përfundimit shkolla 'Jusuf Hoti' në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)

29 Mars, 16:14| Përditesimi: 29 Mars, 16:19

  • Share

Rikonstruksioni i shkollës së mesme të bashkuar “Jusuf Hoti” në njësinë administrative Katund i Ri në Durrës është drejt përfundimit. Kështu thotë kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë pamje të shkollës.

“Drejt përfundimit punimet për godinën e re të Shkollës së Mesme të Bashkuar “Jusuf Hoti” në njësinë administrative të Katundit të Ri, që bashkë dhe me hapësirën tjetër ku do të vendoset kopshti dhe shkolla fillore me të njëjtin emër do të presin 285 nxënës dhe 50 fëmijë, të cilët do të zhvillojnë procesin mësimor në ambiente me standarde bashkëkohore”, shkruan Rama.

Shkolla “Jusuf Hoti” do të ketë 10 klasa, 3 laboratorë, sallë multifunksionale, bibliotekë, dhomë infermieri e psikologu. Ndërsa godina e re arsimore do të ketë 7 klasa, dy për kopshtin dhe 5 për shkollën fillore, dhomë infermierie e ambiente të tjera.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?