Ura e Bilçës në Berat, drejt përfundimit

Politikë

Drejt përfundimit ‘Ura e Bilçës’, lidh disa fshatra dhe aksin e vjetër kombëtar! Rama: Portë e madhe e prurjeve turistike drejt Beratit mijëravjeçar!

17 Tetor 2024, 14:59| Përditesimi: 17 Tetor 2024, 15:05

  • Share

Një prej veprave të investuara nga qeveria po shkon drejt fundit.

Ura e Bilçës në Berat ka qenë objekt i postimit të radhës të kryeministrit Edi Rama në rrjetin social Facebook, ku pas vendosjes së trarëve ka filluar puna përmbi strukturë.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto, ndërsa shkruan se “ky investim do të jetë një portë e madhe e prurjeve turistike drejt Beratit”.

“Ura e Bilçës lidh fshatrat Bilçë, Malinat dhe Zhitom i Vogël, dhe së shpejti do të lidhet edhe me rrugën e fshatit Drobonik dhe me gjithë fluksin e mjeteve që do të qarkullojnë nëpërmjet aksit Berat- Ballaban- Përmet- Gjirokastër- Greqi, duke u bërë kështu një portë e madhe e prurjeve turistike drejt Beratit mijëravjeçar”, ka shkruar kryeministri në FB.

 

 
A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?