Hotel "Vjosa" i ndërtuar prej vitesh në qendër të Tiranës do të shembet për t'i hapur rrugë ndërtimit të një stacioni modern urbanësh.
Prej kohësh Bashkia e Tiranës në kuadër të projektit për ndërtimit e stacionit të urbanëve më parametra bashkëkohorë ka nisur punën për prishjen e godinës hotelit të ndërtuar rrethe viteve 1940.
Bashkia ka vendosur që prishjen mos ta realizojë më lëndë plasëse për shkak të dëmeve që mund të shkaktohen tek objektet përreth, ndaj objekti po shembet me fadromë dhe mjete të tjera.
Report tv ishte sot për të parë punën për shemben e këtij objekti në qendër të kryeqytetit ndërsa u interesua pranë Bashkisë ku mësoi se po punohet për t'i konkretizuar projektin për stacionin e autobusëve urbanë që lidhin zonat e ndryshme të kryeqytetit.
Lajmin për prishjen e këtij objekti fillimisht e bëri të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale
"Çibani i fundit! Kur Edi Rama nisi pastrimin e Tiranës, qendra e kryeqytetit, Lana dhe Parku Rinia kishin 1,000 + ndërtime pa leje! Pas 15 viteve pastrim (pa mandatin e gjumit) sot largohet dhe karakatina e fundit nga Sheshi Skënderbej për t'i hapur rrugë stacionit të autobusit" shkruan kryebashkiaku Veliaj në rrjetet sociale.
Po kur jabanxhijt i bejme kryetar bashkie dhe s'e kane haberin e historise se kryeqytetit, por quan ciban objekte historike, keshtu do ndodhi!. Keta qe qelbin dynjane me maskaralleqet, skandalet dhe hajdutlleqet e perditeshme, po na pastrokan Tiranen tone nga cibanet! O temporas, o mores!
PërgjigjuMbajeni lali Erin se i ka ik truri, prish nje 5 katesh , nderton disa te tjere 25 30 katesh, ciban 80 vjecar pa leje
Përgjigjupo car cibanesh mer katunar i ures vajgurore ky hotel ka ne kohen e luftes ajo mdertese, por dhe ske faj qe fol keshtu se tirone 90 % katunare eshte bo kush e di historine e kesaj jepi mashtro vuu ptyyy race e poshter
PërgjigjuCa ciban thote ky? Po kur se njeh historine e qytetit te pakten mos flit. Nderkohe e shkatarroi qendren historike ☹️
PërgjigjuNë tv nuk tha vetëm çiban, por e quajtiedhe ndërtim pa leje. S'ka faj lumëmadhi. Ai nuk e njeh historinë e Tiranës. Ai hotel është ndertuar para '40. Në katin nëntiokësor ka patur edhe tavernë me muzikë live. Atje organizoheshin edhe dasma. Ai hotel qoftë nga arkitektura, apo pozicionini, kishte një të metë. Nuk ishte 20-30 katesh.
Jo hotel Miniri?!
PërgjigjuPo kur se di historine e qytetit kryetari ku ta dish ti?