Drejt takimit me një vajzë, por rrugën ia ndali breshëria e kallashnikovit! Can Kariçi mori 4 plumba në trup, i plagosur u zvarrit 100 metra

25 Dhjetor 2021, 14:57| Përditesimi: 25 Dhjetor 2021, 16:59

  • Share

Pas kafesë me tre miqtë e tij në një lokal në Kodër Kamëz, 30 vjeçari Can Kariçi do të takonte një vajzë në zonën e Institutit. Karriçi nuk arriti asnjëherë në vendin e takimit pasi ai u qëllua sapo hyri në makinë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Karriçi teksa ishte i plagosur me 4 plumba, u zvarrit për rreth 100 metër nga vendi i ngjarjes drejt rrugës që të çon në Institut.

Por plumbat i kishin prekur organet jetësore duke humbur jetën rrugës për në spital. Hetuesit kanë marrë në pyetje vajzën që po e priste në zonën e Institutit, për të kuptuar nëse ajo kishte dijeni për ngjarjen dhe mund të ishte përdorur si karrem për eliminimin fizik të 30-vjeçarit Kariçi. Në deklarimet e saj, e reja është shprehur se nuk kishte dijeni nëse dikush po mundohej ta vriste dhe nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Kur kanë kaluar dy ditë nga vrasja, hetimet janë përqendruar tek pista e konflikteve të grupeve kriminale, ndërsa asnjë person nuk është arrestuar apo dyshuar si autor i ngjarjes. Arma e krimit, një kallashnikov, e gjetur në makinën e djegur të autorëve, nuk ka ndihmuar në hetime pasi është shkrumbuar e gjitha. Megjithatë, priten rezultatet nga Laboratori i Policisë Shkencore.

Can Kariçi u ekzekutua në Kodër Kamëz mbrëmjen e së enjtes, pasi piu kafe në me tre miq të tij, mes tyre një vajzë. Për ngjarjen u shoqëruan rreth 15 persona, pjesa më e madhe e tyre familjarë dhe dëshmitarë të vendit të ngjarjes.

Hetimi po bëhet edhe nëse Kariçi mund të ketë pasur konflikte me autorët apo nëse ekzekutimi i tij ka lidhje me vrasjen e dyfishtë të Eriges Mihasit dhe Armand Dumanit në muajin nëntor në Astir. Në vendin e ngjarjes janë të paktën katër kamera sigurie që kanë fushëpamje të qartë dhe mund të kenë filmuar ekzekutimin dhe lëvizjen e autorëve. Kamerat janë sekuestruar nga policia ku pritet që të shërbejnë për zbardhjen e dinamikës dhe autorëve që ekzekutuan 30-vjeçarin Can Kariçi.

Can Kariçi u ekzekutua më 23 dhjetor rreth orës 20:00, i cili po lëvizte me një 'Golf 5' në momentin kur është qëlluar. Edhe në mjetin e viktimës është gjetur një armë tip pistoletë.

Dinamika e vrasjes
30-vjeçari Can Kariçi ka qenë në lokal me miqtë e tij ndërsa është qëlluar sapo ka hipur në automjetin tip 'Golf 5' me targa të huaja rreth orës 20:00 të kësaj mbrëmje. Menjëherë pas krimit, autorët janë larguar me një mjet tip 'Audi'. Kjo makinë u gjet e djegur në zonën e Institutit pak minuta pas vrasjes.

Viktima me precedent penal
30-vjeçari Can Kariçi me origjinë nga Dibra dhe banues në Bathore, rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit ndërsa është arrestuar edhe në Lezhë gjatë një operacioni të RENEA-s për armëmbajtje pa leje. Kariçit asokohe iu gjet një pistoletë tip ‘GLOCK’ dhe 16 fishekë në xhepin e xhupit. Në shkurt të këtij viti kur u arrestua ka qenë i dyshuar edhe për vjedhje. Kjo pasi në ambientet e lokalit ku u arrestua u sekuestruan edhe targa të vjedhura që u përkisnin automjeteve të tjera. Këto targa dyshohet se do të përdoreshin në ngjarje kriminale. Bashkë me të në atë periudhë u shoqëruan edhe pesë persona të tjerë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Endi: 26/12/2021 02:55

    Duhet te arretohen urgjent ata qe e liruan kete sa u denua per arm mbajtje dhe vjedhje ???!!!

    Përgjigju
  • Turi: 25/12/2021 15:20

    Pa mbyllur llogarite ne kete bote nuk shkojme ne boten tjeter keshtu qe mos beni gjera qe do tju bien mbi koke

    Përgjigju
    • Berlinezi: 30/12/2021 10:03

      O "Turi" ne Shkrimin tend ke treguar Llogjike dhe Arsye une do te shtoja edhe kete: keta Elemente problematike le te hane Kokat e njeritjetrit si ne Kohen e Al Capones se Populli i mire clirohet nga Ankthi i ketyre Debilave.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?