Marshim nga sheshi Skëndërbej për Egli Progën, qytetarët kërkojnë drejtësi 'Kundër gangove me pushtet'! E motra: Maskarai që e vrau është trafikant, policia e njeh mirë

19 Gusht, 19:45| Përditesimi: 19 Gusht, 21:43

  • Share

Tirane-  Qytetarë të shumtë janë mbledhur pasditen e sotme në sheshin 'Skënderbej; ashtu siç ishte lajmëruar më herët për të mbajtur marshimin në Bulevard për Egli Progën, 42 vjeçarin që humbi jetën 9 ditë më në Pogradec nga dhuna e ushtruar nga Denis Meçe. 

Në protestën e drejtuar nga aktivisti Adriatik Lapaj, ishin të pranishëm edhe motra e të ndjerit si dhe familjarë të tij. Protestuesit kërkojnë drejtësi për Egli Progën, pasi dhunuesi i tij është i lirë dhe Prokuroria i ndërroi akuzën në vrasje nga pakujdesia.

Në protestë është shpalosur dhe një banderolë e madhe ku shkruhet: Kundër gangove me pushtet, teksa më pas ata u drejtuan për tek Kryeministria, ku ndaluan dhe mbajtën disa fjalime.

Në fjalën e saj motra e Eglit, Jonida bëri apel të fortë për drejtësi, ndërkohë që i vuri gishtin për vrasjen Leonidha Guçes njërit prej katër personave që kanë qenë aty ku Egli Proga ndërroi jetë dhe që u pyet në polici.

Më tej ajo njoftoi se prokurorja e çështjes së vrasjes së vëllait të saj në Pogradec është hequr nga shqyrtimi dhe çështja do i kaloj një prokuroreje tjetër.

'Egli nuk vdiq nga pija as nga një shpullë apo grusht. U lëndua nga 4 barbar. Njëri u dorëzua dhe të tjerët kanë 9 ditë që pijnë raki. Prokurorja që la barbarët jashtë për të pirë raki është hequr nga çështja sipas kërkesës sime dhe është marrë nga një tjetër prokuror. 9 ditë drejtësi që nuk u bë. Për 9 ditë janë thënë shumë gjëra ndërkohë që unë rendja sa nëpër varreza, sa nëpër shtëpinë e vëllait  dhe prokurorinë e Korçës. Për 9 ditë, nuk mund të kaloja një vrasje e tillë si ngjarje statistikë. Egli vdiq nga duart e maskarenjve nga gangot e qyetit ku jam rritur, nga fëlliqësirat e Pogradecit. Edhe ky maskara që u dorëza tha Egli ra vetë dhe nuk e preka me dorë. Nuk e pranoi. Pse u dorëzua? Pse u arrestua, ta lënë të lirë edhe këtë horr.

Në fillim u tha vdiq vetë, kështu o policia e shtetit, drejtori i policisë tha në konferencë si rezultat i veprimeve profesionale u bë e mundur zbardhja e ngjarjes në kohë rekord. Ai u dorëzua vetë, iku në shtëpi fjeti gjumë. Kur u dorëzua ky maskara tha Egli ra vetë në tokë. Policia e pa Eglin duke lënguar në rrugë dhe nuk e preku me dorë. Maskarai nuk e ndihmoi ta çonte në spital. Maskarai ka një emër, Leonidha Guçe një trafikant, është i lirë, sot, e njeh mirë policia. Kjo është drejtësia e policisë zoti drejtor.'

Së fundmi ajo kërkoi edhe dorëheqjen e drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

'Dua ta bëj drejtësinë me letra jo thjesht me fjalë. Dua t’ju tregoja pak nga e vërteta. Hetimet do ti ndjek. Egli u vra. Nuk do lejoj që Egli të kthehet në statistikë. Faleminderit që më përkrahni. Ju lutem ngrini zërin për çdo padrejtësi tuajën. Nuk dua të politizohet asgjë. Sepse kisha frikë se mos merrte thirrja ime ngjyra. Sot më ndodhi mua, nesër mund t’ju ndodh juve që jeni në shesh.

Nuk janë të gjithë horra si vrasësit e vëllait tim. Përfundimisht ne si familje kërkojmë rikthimin me masë sigurie të katër bashkëpunëtorëve të vrasjes. Rikualifikim të veprës penale si vrasje me bashkëpunim. Ngritje e një grupi pune me ekspert të huaj për rikuperimin e videove që ata kanë shuajtur. Shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit. Shkarkimin e drejtori të spitalit Pogradec. Ju falënderoj me zemër.'

Denis Mece aktualisht ndodhet në burg, ndërsa vrasja e 42 vjeçarit shkaktoi përplasje institucionale mes policisë dhe prokurorisë. Ndërsa policia e referoi ngjarjen si vrasje me dashje, prokurorja e Korçës e zbuti akuzën në 'vrasje nga pakujdesia'

Familja kërkon drejtësi dhe kërkon që të zbardhet e vërteta e kësaj vrasjeje. 

Ora 21:02
Marshimi për vrasjen e Egli Progës, familjarët ndezin qirinj te shkallët e Kryeministrisë

 

Tek shkallët e kryeministrisë në Tiranë, familjarët kanë ndezur qirinj, pas marshimit në Bulevard për vrasjen Egli Progën, 42 vjeçarin që humbi jetën në Pogradec nga dhuna e ushtruar nga Denis Meçe.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet babai, motra e të ndjerit, bashkëshortja, si dhe familjarë të tjerë teksa ndezin secili nga një qiri.

Protestuesit kërkojnë drejtësi për Egli Progën, pasi Prokuroria i ndërroi akuzën autorit duke e cilësuar vrasjen si vrasje nga pakujdesia.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • @Maren: 20/08/2024 20:48

    Per Maren gjasme emigrante.Po te ngrihet Saliu thoni turp per non graten.Po kush te ngrihet moj patronazhiste apo te rime dele>bravo LAPAJ.Duam shme te vijme me ty ne tubime por keta te heqin nga puna.

    Përgjigju
  • goni: 20/08/2024 03:21

    Ai qen duhet varur por shteti yne i mbron ata....

    Përgjigju
  • Sokol frano: 19/08/2024 23:47

    Pse nuk e ngrini dronin ketu sic beni ne cdo proteste te opozites

    Përgjigju
  • filip: 19/08/2024 21:26

    Ky kriminel duhet vrarë dhe drejtësia duhet ti shkoi deri në fund,por nuk kuptoj çfar pushteti kish ky ...me sa duket e dika ky Llapaj...

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 20/08/2024 07:58

      Turp per llapajn , qe ben kauz vdekjen , njesoj si saliu .keto partit e voglia jane si shiu mbas te vjelave ,ky llapanjozi e di mire ligjin se ka mare d'ore nga veri qe u perjashtua nga veringu .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?