Hashim Thaçi

Kosova & Rajoni
Bota

'Drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj', kryeministri Rama poston pankartën për Hashim Thaçin

14 Shtator, 17:24| Përditesimi: 14 Shtator, 17:30

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale pamje nga protesta e mbajtur ditën e sotme pranë Gjykatës Speciale të Hagës ku shumë shqiptarë u mblodhën në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Rama ka publikuar një pankartë me foton e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i rrethuar nga flamuj të UÇK-së ku shkruhet me shkronja të mëdha fjala DREJTËSI.

“Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj”, shkruan kryeministri në postimin e tij.


Lajmi kryesor:

5 mijë qytetarë dhe veteranë protestojnë në Hagë, kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së! Rama: Me zemër e mendje jam dhe unë atje sot


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?