Drejtësia 'braktisi' komisionin 'Xhafaj', Gonzato: Të respektojmë pavarësinë e institucioneve! Djegia e karrigeve, mënyrë jo efikase për të denoncuar mungesën e demokracisë

10 Tetor, 09:28| Përditesimi: 10 Tetor, 14:51

  • Share

Ambasadori i BE Silvio Gonzato nga Elbasani ditën e sotme ka reaguar lidhur me bojkotin që institucionet e drejtësisë i kanë bërë komisionit “Xhafaj”.

Gonzato bëri apel që pavarësia e institucioneve të drejtësisë të respektohet ndërsa shtoi se BE do të vazhdojë të asistojë komisionin “Xhafaj” për të bërë të mundur konsolidimin e Reformës në Drejtësi.

"Në fakt unë nuk mendoj që është ashtu.Mendoj që ata kanë patur një mendim tjetër dhe ndoshta është interpretuar ndryshe nga media mendimi që ata kanë dhënë. E kam fjalën për Këshillin e Lartë Gjyqësorin, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, SPAK un dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.Duhet të respektohet pavarësia e institucioneve të drejtësisë, që do të thotë do të duhet edhe kontributi i tyre, por mbi të gjitha do të duhet të konsolidohet reforma e drejtësisë e vitit 2016. Kjo na ka bërë ne që të ofrojmë ekspertizën tonë, në mënyrë që të përshpejtohen të gjitha përpjekjet që kanë të bëjnë me parandalimin e korrupsionit, me mirëqeverisjen , por dhe me konsolidimin e reformës në drejtësi", tha ai.

Një koment ambasadori i BE Silvio Gonzato e pati edhe për protestën e opozitës në 7 tetor. 

"E kam dhënë një koment të shkurtër një ditë më pas në parlament. Më lejoni të them se ne jemi në procesin e hapjes të grup kapitullit të parë për negociatat për integrimin në BE, që ndoshta është edhe grup kapitulli më i rëndësishëm dhe për këtë arsye është grup kapitulli i parë që hapet , por edhe i fundit që mbyllet. Që do të thotë se është shumë e rëndësishme në këtë kontekst që Kuvendi i Shqipërisë të funksionojë ashtu siç duhet.  Një kuvend si mazhoranca dhe opozita luajnë rolin e tyre përkatës", tha ai. 

Sa i takon arrestimit të deputetit Salianji, Gonzato nuk pranoi që të jap një koment.

"Unë nuk bëj asnjëherë komente për proçedime penale, me vjen keq", tha ai. 

Për kaosin e PD në Kuvend dhe djegien e karrigeve, Gonzato tha se kjo nuk është mënyrë për të denoncuar mungesën e demokracisë.

‘Besoj që opozita ka mënyra nga më të ndryshmet për të denoncuar mungesën e demokracisë dhe nuk besoj që djegija e karrigeve është mënyra efikase më e mundshme”, tha ai.

Këto deklarata zyrtari i BE i bëri nga Elbasani teksa vizitoi me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha një biznes social , ambjenti i të cilit i është sekuestruar një eksponenti të krimit të organizuar në Elbasan rreth tre vite më parë.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/10/2024 04:16

    Z.Gonzato,Drejtesia e tha shume qarte opinionin e tyre,nuk kishte vend,as per interpretim,apo keqinterpretim.I vetmi per te ardhur keq ne kete histori eshte figura tragji-komike e Xhafes qe i mbeti ne dore dopjogjashta.Xhafa ashtu si Tahiri u bene viktima te hakmarrjes te Berishes.I pari, sepse i hoqi PD paten qe i bente veze te arta per fushatat elektorale-Lazaratin,i dyti,sepse beri reformen ne drejtesi, qe i hapi rruge perjashtimit te gjyqetareve /vegla/te Berishes e krijimit te org.te pavarura te drejtesise qe jo vetem nuk po pyesin per politikanet,por po i fusin ne burg.Tani cfare ndodhi,Rama e perkrahu e i binte gjoksit per reformen,por nuk e priste qe kaq emra nga PS te dilnin te perlyer ne ceshtje penale.Zakonisht parimi i tij eshte te shpetoje koken e vet e te laje duart per mekatet e te tjereve.Keshtu i leshoi te gjithe me rradhe,Ahmetin,Bllakon,Tahirin,Xhafen etj edhe me pak te rendesiseshem dhe nuk u permende as emrat.Por problemi ishte se u bene shume e vektori po shkonte drejt tij,keshtu qe i duhej nje komision qe te kontrollonte org.e drejtesise dhe kete mund t'a bente vetem nje ekspert i larte drejtesie qe gezonte dhe respektin e nderkombetareve dhe ky ishte Xhafa.Keshtu Rama vendosi t'a reabilitonte,e rivuri ne lista,megjithese shume poshte dhe Xhafa fitoi zgjedhjet fale mbeshtetjes popullore dhe kuptohet qe Rama e reabilitoi per interes.Tahiri u dogj nga kusherinjte,Xhafa u dogj nga vellai,por Tahirit dhe sot Rama nuk ja permend emrin,sepse nuk eshte mendje jurisprudence si Xhafa,kurse ky i fundit i duhej, se sic beri reformen ne drejtesi qe po con ne burg politikanet,ashtu dhe mund t'a /perdridhte/ kete drejtesi mjaftueshem sa te dukej funksionale,per syte e botes,por me e prekshme per te interesuarit me pushtet.E keshtu, i shkreti Xhafa qe i ishte mirenjohes Rames per reabilitimin,u detyrua te krijonte kete komision absurd qe s'duhej krijuar kurre.Dhe ja rezultati.

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 11/10/2024 03:12

    Vlora mund te dije shume gjerat,por ato " gjerat " nuk mund te jene te verteta se i thote Vlora.Te verteta Jane kur mbeshteten ne faktet.Edhe une mund te Themi qe vlora e vlonjatet u "rregulluan " nga trafikun i droges dhe i njerezve dhe keto i di gjithe Shqiperia.Por keto Jane te faktuara.Se dyti,nuk mban per gjegjesi askush se cfare ben vellain,motra ,apo nipit,pa' iu vertetuara me faktet se eshte implikuara.Pa faktet mbeten ne shkallen e shpifjeve per shkak te detyres-.

    Përgjigju
  • Dobraci: 10/10/2024 21:59

    E dinin te gjithe ne vlore se cfare bente vllai xhafes kshu qe mos genje veten o fatmir kot se nk mbulohet m.... dhe sh.... qe nga lojrat e fatit e deri te droga ne itali me gomone. Po shyqyr vlora e njeh mire e nuk i beson lotve te shplare te tu ne emision

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?