Foto ilustruese

Drejtësia e re, KLGJ pa anëtar, drejt skadimit afati për të aplikuar

3 Shtator 2018, 21:53| Përditesimi: 3 Shtator 2018, 21:57

  • Share

Kur kanë mbetur më pak se 72 orë deri në skadimin e afatit që gjyqtarët e apeleve në rrethe kanë për të kandiduar si pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, asnjë prej tyre nuk ka shfaqur interes për këtë post. ReportTv është interesuar pranë gjykatës së Lartë e cila më 22 gusht rishpalli vakancën në KLGj, dhe përgjigja e marrë ishte se nga ajo datë e deri më sot kur shënon 3 shtator 2018 asnjë aplikim nuk është regjistruar.

Me shkarkimin nga vettingu të gjyqtarit të apelit Durrës Besim Trezhnjeva njëherazi dhe anëtar në KLGJ vendi i tij ka mbetur bosh, duke futur në ngërç dhe KLGJ e cila nuk mund të mblidhet me një anëtar më pak. Edhe ambasada amerikane u bëri thirrje pak ditë më parë gjyqtarëve të aplikojnë për t’’u bërë pjesë e KLGJ por kjo thirrje duket sikur nuk i ka bindur asnjë prej tyre të bëhen pjesë e KLGj-s.

Komento

Komente

  • Plani B: 03/09/2018 23:13

    Amerika duhet te vere ne zbatim planin B,sepse kasta e korruptuar nuk kane interes te ngrihen institucionet e zbatimit te ligjit.Zvarritja e metejshme e demoralizon popullin te cilet kane te vetmen shprese tek SHBA.ZOTI DHE AMERIKA NDIHMOFTE KETE KOMB.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?