Drejtësia e re merr pushimet verore, dosjet shtohen ne sekretari

1 Gusht 2020, 16:36| Përditesimi: 1 Gusht 2020, 16:42

  • Share

TIRANË- Drejtësia e re merr pushimet verore, ndërsa stoku i dosjeve vazhdon të rritet dhe qytetarët mbeten në pritje të drejtësisë. Mbledhjet e fundit për Këshillin e Lartë Gjyqësor i cili do duhej të kishte përzgjedhur kohë më parë gjyqtarët e lartë u mbajt përgjatë javës që lamë pas, ndërsa pritet që ata t'i rikthehen normalitet në vjeshtë përgjatë muajit shtator.

E njëjta situatë edhe me KLP e cila në mbledhjen e saj të fundit në korrik emëroi kreun e byrosë kombëtare të hetimit, Aida Hajnaj. I vetmi institucion që ka zgjedhur të punojë edhe javën e parë të gushtit është shkalla e parë e Vettingut e cila deri më 6 gusht ka planifikuar seanca, ndërsa KPA Kolegji i Posaçëm i Apelimit jo.

Pas më shumë se dy muaj kur gjykatat e vendit qëndruan në karantinë për gjykimet normale, përjashto masat e sigurisë, 1 gushti ato i ka gjetur sërish të mbyllura. Report Tv ka mësuar se nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit e deri tek gjykata e Sarandës apo Tropojës gjyqtarët kanë marrë lejen dhe do të rikthehen në muajin shtator.

Të vetmet funksione që do të kryhen janë masat e sigurisë dhe kërkesat me afat sipas kodit të procedurës me sistemin e rotacionit me gjyqtarë të gatshëm me nga një javë.

E njëjta situatë paraqitet edhe me prokurorinë e posaçme SPAK e cila sezonin e saj të parë e mbylli me dosjen 339 dhe arrestimet në fshatin Rubjek.

Kjo prokurori do t'i ketë dyert e hapura vetëm me prokuror të gatshëm për afate e kërkesa penale ndërsa për çdo denoncim qytetarët do duhet ta dërgojnë me postë për efekt të kushteve të pandemisë.

Përgjatë 2020 u prit shumë që në funksionim normal të futen Gjykata e Lartë dhe Kushtetuese, por as kjo pritshmëri nuk u arrit duke bërë që 2021 të jetë sërish një vit shprese se postulate drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar s'do të gjej vend për shqiptarët.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leli: 02/08/2020 08:27

    Nuk e kam kuptuar kurre qe gjykatat mbyllen ne gusht. Per pushime. Si mundet institucioni te mbyllet?!! Po le mos pushojne kur kane kaq pune. Te rrijne orara pa orar dhe ti mbyllin gjitha dosjet. Ceshte kjo marrin pushimet. Asnje institucion nul le punen ne mes. Por e mer lejen me grafik qe puna mos ngecet. Keta i futin nje te kycur gjith institucionit dhe te fala. Normale eshte kjo??

    Përgjigju
  • Xnxndjf: 01/08/2020 18:33

    Drejtesia e Re?! Ca jane keto terma bolshevike!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?