Shorti dje ne Kryesine e Kuvendit

Drejtësia e re/ Ngritja e KED, zhbllokohen Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë

8 Dhjetor 2018, 08:20| Përditesimi: 8 Dhjetor 2018, 10:47

  • Share

Ngritja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (lexo këtu) do të mundësojë plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka mbetur vetëm me kryetarin dhe me një anëtare, të cilës i ka mbarur mandati. Kushtetuta e ndryshuar parashikon që Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, nga të cilët tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Anëtarët përzgjidhen ndërmjet kandidatëve të renditur në tri vendet e para të listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Gjithashtu, KED përzgjedh edhe kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë, e cila ashtu si Gjykata Kushtetuese, u gjymtuar dhe nuk funksionon më për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut, duke shkarkuar nga detyra shumicën e anëtarëve për pasuri të pajustifikuara dhe lidhje me krimin. Këshilli për Emërimet në Drejtësi përzgjedh kandidatët për pozicionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Inspektori zgjidhet nga Kuvendi dhe ka një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
1. Vitore Tusha, Gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese

2. Bashkim Dedja, Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

3. Ardian Dvorani, Gjyqtar i Gjykatës së Lartë

4. Arta Marku, Prokurore nga Prokuroria e Përgjithshme

5. Fatri Islamaj, Gjyqtar nga gjykatat e apelit

6. Margarita Buhali, Gjyqtare nga gjykatat e apelit

7. Fatjona Memçaj, prokurore pranë gjykatave të apelit

8. Eriol Roshi, gjyqtar nga gjykatat administrative

Anëtarë zëvendësues të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
1. Medi Bici, gjyqtar i Gjykatës së Lartë

2. Gurali Brahimllari, gjyqtar nga gjykatat e apelit

3. Klodiana Veizi (Mema), gjyqtare nga gjykatat administrative

Përbërja dhe mandati i anëtarëve
Dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese;

Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë;

Një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme;

Dy gjyqtarë nga gjykatat e apelit;

Dy prokurorë nga zyrat e prokurorisë pranë gjykatave të apelit;

Një gjyqtar nga gjykatat administrative.

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi qëndrojnë në detyrë për 1 vit nga data 1

janar e çdo viti kalendarik.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?