Drejtësia e re, peng i të shkarkuarve nga Vettingu dhe Rovena Gashi

20 Qershor 2018, 09:53| Përditesimi: 20 Qershor 2018, 12:38

  • Share

Ngelja e gjyqtarëve e prokurorëve në procesin e vettingut dhe hetimi ndaj prokurores Rovena Gashi njëherazi anëtare në këshillin e emërimeve në drejtësi, ka future në ngërç ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë përfshi dhe vetë funksionimin e KED e cila do të shërbente për ngritjen e këshillit të lartë gjyqësorë dhe atë të prokurorisë.

Sipas ligjit 115/2016 për organet e qeverisjes në drejtësi KED në kapitullin dy të këtij ligji përbëhet nga 9-të anëtarë pjesë e sëcilës është dhe përfaqësuesi i prokurorisë së përgjithshme.

Ky këshill ka të përzgjedhur aktualisht 11 anëtarë mes tyre 9 fiks dhe tre zëvëndësues. Funksionimi i KED-s është komplikuar me përfaqësuesin e prokurorisë së përgjithshme, zyrtarisht përfaqësuese e prokurorisë së përgjithshme është prokurorja Rovena Gashi e cila është anëtare e KED-s pa një zëvëndësues.

Gashi është zgjedhur nga parlamenti si anëtare e vetme nga prokuroria e përgjithshme pasi në procesin e rekrutimit ajo ishte kandidatja e vetme nga ky institucion si prokurori që plotësonte vjetërsin dhe statusin e magjistratit.

Aktualisht Gashi është pezulluar nga funksioni i prokurores me vendim të kryeprokurores Arta Marku, pasi sipas Markut, Gashi është në hetim dhe deri në përfundim të këtij hetimi ajo smund të jetë më prokurore.

E kjo situatë duket se ka ndikuar dhe në mbledhjen e radhës që duhet të kryej KED e cila ka bërë vetëm mbledhjen konstituese.
Pranë KED-s presidenca ka depozituar emrat e kandidatëve për t'u përzgjehdur si gjyqtar kushtetuese por nga ana tjetër vetë KED në këtë situatë është në pamundësi për tu mbledhur pasi mungon përfaqësuesi i prokurorisë së përgjithshme dhe znj.Gashi është kandidat i vetëm pa zëvëndësues.

Nga anëtarët fiks gjyqtarja kushtetuese Altina Xhoxhaj ka mbetur në sitën e vettingut dhe do të zëvëndësohet nga anëtarja tjetër zëvëndësuese gjyqtarja Vitore Tusha e cila ka kaluar Vetting.

Në sitën e vettingut pritet të bjerë dhe prokurori i apelit Gentian Trenova cka do të bënte që nga 9 anëtarë fisk të mbetnin vetëm 6 pasi ka ngelur Altina Xhoxhaj, është pezulluar Gashi dhe Trenova rrezikon të ngel në Vetting për shkak të pasurisë dhe anës profesionale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?