Drejtësia me tunel dezinfektimi! Pas tregjeve, KLGJ kërkon të blejë 'tunel'

19 Prill 2020, 13:42| Përditesimi: 19 Prill 2020, 13:43

  • Share

Me rihapjen graduale të aktiviteteve të përditshme, tunelet e dezinfektimit nuk do të jenë vetëm në tregjet e hapura.

ReportTv mëson se një ndër institucionet publike që kërkon të blejë një tunel është edhe Këshilli i Lartë Gjyqësorë.

Ky institucion deri më tani njohur si qeverisja e gjyqësorit ka funksionuar me staf të reduktuar si dhe mbledhje online.

Ndërsa referuar agjencisë së prokurimeve publike KLGJ kërkon të blejë një tunel dezinfektimit me një periudhë garancie përdorimi për një vit.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?