Zv. presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në fjalën e saj në Konventën e PL tha se kreu i PL është burgosur në mënyrë që të përçahej kjo pati.
Ajo tha se drejtësia në vend është duke u përdorur si armë kundër opozitës.
‘Motivi ynë është liria, dhe për lirinë ia vlen çdo sakrificë. Ia vlen edhe sakrifica jote Presidenti Ilir Meta, qëndrestari ynë i madh. Të rrëmbyen që të na trembnin. Por na trimëruan më shumë. Të burgosën që të na zhduknin, por na ringjallën edhe më të fortë. Të izoluan që të na ndanim e përçanin, por na bashkuan dhe na forcuan më shumë. Dhe ja ku jemi sot në këtë sallë më të bashkuar, më të vendosur e guximtarë, që Partia e Lirisë të jetë pas 11 majit të zgjedhjeve Liria e Shqipërisë. Betejat që na presin nuk janë të lehta. Por ne në beteja kemi lindur e në beteja jemi rritur. Ky regjim ka frikë nga të vërtetat e mëdha që Ilir Meta ka thënë para shqiptarëve për këtë qeveri të lidhur fort me krimin e organizuar dhe me korrupsionin. Ilir Meta nuk është sot fizikisht këtu sepse drejtësia po përdoret si armë kundër opozitës’, tha ajo.
Teksa foli për arsmin në vend, Xhixho tha se Partia e Lirisë e ka arsimin një nga prioritet e saj.
‘Partia e Lirisë e ka rimëkëmbjen e arsimit një prej pesë prioriteteve të planit të saj. Ne besojmë fort se vetëm duke ringritur arsimin, do të ringremë Shqipërinë. Ne do të dyfishojmë buxhetin e arsimit, kërkimit shkencor dhe inovacionit. Ne do të dyfishojmë pagat e mësuesve dhe do të mbështesim financiarisht studentët që zgjedhin degët e mësuesisë. Do të trajtojmë me investime prioritare degët e teknologjisë dhe informacionit. Degët e mësuesisë do të konsiderohen degë prioritare dhe do të shoqërohen me mbështetje financiare për studentët dhe mësuesit. Inovacioni në Shqipëri do të financohet mbi mesataren e Bashkimit Europian’, tha ajo.
Lajmi kryesor:
SPAK kërkon 6 muaj shtesë për hetimin e dosjes, Meta flet nga burgu ‘313’ për konventën e PL-së: Dumani më mban të izoluar për llogari të Ramës
S.B/E.H/ReportTv.al