‘Drejtësia duhet që të godas në të dyja krahët majtas dhe djathtas’, kështu është shprehur deputeti i PD Dashnor Sula.
I ftuar në emisionin ‘Frontline’, në Report Tv me Marsela Karapanço, teksa u ndal tek deklarata e opozitës dhe mazhorancës ndaj institucioneve të drejtësisë ai tha se duhet një gjuhë me e moderuar.
‘Drejtësia ka probleme si çdo fushë tjetër, njerëz të korruptuar që se meritojnë të jenë aty por mendoj se e mira do ishte që gjuha e politikanëve duhet të ishte deri në kufi të caktuar. E kam në tërësi për të gjithë por më shumë dhemb kur i thotë kryeministri për shkak të pozicionit të tij që ka. Ka peshën 100 herë më të fuqishme se çdo politikan tjetër. Sot drejtësia, SPAK është në një moment të vështirë, çfarë i ka ndodhur drejtësisë së reformuar amerikane deri dje quhej kështu dhe sot quhet ruse, pasi u arrestua Veliaj, në momentin që u prish ekuilibri atëherë u thanë këto. Drejtësia duhet të godas majtas dhe djathtas pa u konsultuar me palët e tjera’, tha ai.
Deputeti socialist, Lavdrim Krashi, tha se drejtësinë duhet që ta bëjnë institucionet e drejtësisë. Sipas tij, në Shqipëri bëhen gjyqe popullore.
‘Vetëm këtu ndodh që bëhen gjyqe popullore, drejtësinë e bëjnë organet e drejtësisë. Për mua organet e rraja të drejtësisë janë gjëja më e mirë që i kanë ndodhur vendit. Drejtësisë asnjëherë nuk i mbaron reformimi i saj. Ne s’do lejojmë që Berisha të shkrijë SPAK, kemi dhënë gjithë atë kontribut për drejtësi të pavarur, asgjë nuk është perfekte, por jo të kalojmë në gjëra të tilla ekstreme’, tha ai.
Gazetari Martin Leka, tha se drejtësinë në vend duhet që të jetë e drejtë për të gjithë. Ai tha opozita hedh akuza ndaj institucioneve të drejtësisë në vend, ndërsa mazhoranca kërkon një drejtësi europiane.
‘Drejtësia duhet të jetë e drejtë. Ne duam që të zhdukim të gjitha hajdutët në një ditë por s’ka si të ndodh kjo sepse drejtësia vet është një proces i madh. Rama deri para pak kohësh ishte korrekt sepse të gjithë ata që nga ish-zv kryeministri u bëri të qartë kush ka lyer duart me paratë e të tjerëve ka punë me drejtësinë. Rama beson vetëm tek vetja e vet dhe tek askush tjetër. Por a duhet të ketë një debat mes politikës dhe drejtësisë duhet të ketë por politika duhet që ta moderojë gjuhën. Nga opozita prokuroria e posaçme quhet organizatë kriminale dhe Rama fletë për standarde’, tha ai.
Avokati Gentian Rumano, teksa u ndal tek masat e sigurisë, tha se në momentin që një person nuk paraqet rrezikshmëri atëherë mund të merren edhe masa të tjera sigurie.
‘Veliaj edhe pse është në burg s’ka ndaluar komunikimin. Për një person që nuk paraqet rrezik ka masa të tjera që mund të japësh. Kur flet gjykata me vendim përfundimtar atëherë ka folur sovrani dhe ke vetëm të drejtën që ta ankimosh’, tha ai.
Komente
