Pesë persona janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale, si drejti mjeti pa patentë, aksident, kundërshtim i punonjësve të policisë apo edhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Policia e Durrësit thotë se dy persona, E.G., 35 vjeç dhe E.S., 33 vjeç u arrestuan për drejtim mjeti pa patentë.
Ndërsa shtetasi A. D., 37 vjeç, u arrestua pasi aksidentoi shtetasin e mitur E. Gj., 9 vjeç që po ecte me biçikletë. I mituri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Një 39-vjeçar nga Fushë - Kruja u arrestua pasi duke drejtuar një mjet, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.
Sakaq, një 60-vjeçar u arrestua sepse nga kontrolli i ushtruar nga OSHEE në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë", "Kundërshtim i punonjësit të policisë" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike".