Evi Kokalari dhe Sali Berisha

Politikë

Drejtoi fushatën e Trump, LaCivita krah Berishës, reagon Evi Kokalari: Do paguhet nga milionat e korrupsionit të opozitës! PD nuk ka shans për fitore

10 Shkurt, 16:22| Përditesimi: 10 Shkurt, 17:49

  • Share

Aktivistja shqiptare pranë Partisë Republikane dhe presidentit Trump, Evi Kokalari ka reaguar në rrjete sociale lidhur me praninë e Chris LaCivita krah Berishës ditën e sotme. Ky i fundit e prezantoi LaCivitën si drejtues të fushatës së PD-së në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

LaCivita më herët ka drejtuar fushatën e Trump në zgjedhjet e 5 nëntorit ku fitoi mandatin për tu rikthyer në Shtëpinë e Bardhë. Kokalari shkruan se Trump nuk fitoi nga LaCivita.

Ajo thotë se LaCivita është një konsulentë i paguar nga milionat e korrupsionit të opozitës. Në SHBA, sipas saj nuk ka njerëz më të pacipë se konsulentët e paguar.

Shkrimi i Evi Kokalarit në rrjete sociale: 

Trump nuk fitoi nga Chris LaCivita.

Chris LaCivita është konsulent dhe nuk përfaqëson Trumpin në Shqipëri.

Trump fitoi nga mbështetja e vazhdueshme e bazës së tij besnike, dhe nga Elon Musk - shumica e të cilës, fut këtu dhe mua, ishin pjesë e 6 Janarit, atë ditë që Berisha na ka klasifikuar si ekstremist.

Chris LaCivita, falë fushatës së fundit të Trumpit që tashmë e ka në resume, po bën milliona të paguara nga korrupsioni i opozitës.

Në politikën Amerikane kemi një shprehje - nuk ka gjë më të ndyrë se konsulentët e paguar. Janë njerëzit më të pacipë

Gjithsesi, prezenca e Chris LaCivitas në Tiranë mund të ngrej moralin e opozitës, por jo shanset për fitore.

Në fakt, nëse Berishës i hiqet non grata, kuptoni që kjo është fasada për të mbuluar pagesën e rradhës, dhe fitorja e zgjedhjeve do përfundoi sërisht tek Rama, siç e kam parashikuar më parë.

Heshtja për Sazanin nga ana e Berishës, po i kthen dividentet e investimit.

G.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?