Sandro Schärer

Drejtoi kuqezinjtë në Euro 2024, arbitri 36-vjeçar Scharer vendos drejtësi në Shqipëri - Çeki

13 Nëntor, 10:54| Përditesimi: 13 Nëntor, 11:03

  • Share

Është vetëm 36 vjeç, por prej vitit 2015 është pjesë e arbitrave të FIFA-s. Bëhet fjalë për zviceranin Sandro Schärer të cilit i është besuar drejtësia në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve dhe që zhvillohet më 16 nëntor në orën 20:45 në "Air Albania".

Sandro Schärer është një ndër talentet e arbitrimit dhe mjafton të kujtojmë se ka qenë pjesë e Euro 2024, aty ku ishte arbitër i katërt në Kroaci 2-2 Shqipëri.

Sfida e tij e fundit në Ligën e Kombeve ishte në Paris, aty ku Italia përmbysi 1-3 Francën. Bashkë me Sandro Schärer, në Tiranë ai do ndihmohet nga bashkëkombasit Stephane De Almeida, Jones Erni dhe Johannes von Mandach.

Arbitrat e Shqipëri - Çeki

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?