Pas dy vitesh si ministre e Bujqësisë, Anila Denaj do të vazhdojë kontributin dhe angazhimin e saj politik vetëm si deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Denaj përmend konkretisht progresin e bërë në përmirësimin e sektorit të bujqësisë në vend dhe falënderon kryeministrin Edi Rama për besimin dhe mbështetjen.
Gjithashtu, Denaj uron ministrin e ri të Bujqësisë, Andis Sallën, me besimin se do të transformojë më tej një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit.
Reagimi i plotë:
Mirënjohje Kryeministrit Edi Rama për besimin e dhënë në drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural gjatë këtyre 2 viteve.
Falenderim të gjithë bujqve dhe fermerëve, agropërpunuesve dhe përfaqësuesve të çdo njësie agroturistike që po lulëzojnë në çdo cep të Shqipërisë, dhe që sjellin çdo ditë vlerën e shtuar të frutit të tokës dhe traditës shqiptare me shumë përkushtim.
Falë përkrahjes së qeverisë rritëm mbështetjen financiare për fermerët dhe bujqësinë vendase; nisëm reforma për modernizimin e sektorit, duke lehtësuar aksesin në mekanizim dhe teknologji; forcuam politikat për zhvillimin e agroturizmit, duke i dhënë një shtysë të re ekonomisë rurale dhe hapjes së vendeve të reja të punës; investuam në përmirësimin e infrastrukturës ujitëse dhe kulluese; zgjeruam bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar fonde e projekte zhvillimore që u shërbejnë drejtpërdrejt komuniteteve tona rurale.
Në mandatin e ri qeverisës objektivat janë të qarta drejt integrimit të plotë të sektorit në familjen evropiane.
Një falënderim për të gjithë ekipin e profesionistëve në ministri, pa bashkëpunimin dhe punën e të cilëve hapat e rëndësishëm që çuam para në përgatitjen e paketës së negociatave për grup kapitujt e bujqësisë nuk do të ishte e mundur të arrihej me sukses në kohë optimale.
Çdo hap i hedhur në këto vite qeverisje të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Rama flet me shifra konkrete për transformimin rrënjësor të një bujqësie prodhuese dhe moderne si një motor i fortë zhvillimi për vendin tonë.
Shumë suksese e mbështetje Ministrit Andis Salla, në këtë mision të rëndësishëm, me bindjen se përvojat e fituara dhe bazat e vendosura prej tij do të shërbejnë për të çuar përpara misionin për transformimin e bujqësisë shqiptare në familjen evropiane.
Sot, ndërsa mbyll këtë detyrë, dua të them se ndjehem krenare për punën e bërë dhe me shumë motivim dhe përkushtim për të vijuar kontributin tim në Kuvend për Shqipërinë.
Pas dy vitesh si ministre e Bujqësisë, Anila Denaj do të vazhdojë kontributin dhe angazhimin e saj politik vetëm si deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Denaj thekson progresin e bërë në përmirësimin e sektorit të bujqësisë në vend dhe falënderon kryeministrin Edi Rama për besimin dhe mbështetjen.

Komente