KORÇË- 4 shoferë kanë rënë në prangat e policisë në Korçë pasi drejtuan mjetet e tyre në mënyrë të parregullt. Bëhet fjalë për XH.P., 26 vjeç, K.A., 55 vjeç, R.H., 29 vjeç dhe L.M., 56 vjeç të cilët drejtuan automjetet në gjëndje të dehur dhe njëri pa leje drejtimi.
‘DVP Korçë/Drejtonin automjetin në mënyrë të parregullt, Policia Rrugore vë në pranga 4 drejtues mjetesh.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme dhe punës për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
- Xh. P., 26 vjeç, banues në fshatin Dërsnik, Korçë, pasi në lagjen nr. 1, Korçë, u kap duke drejtuar mjetin tip "Volksëagen", në gjendje të dehur.
- K. A., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi në rrugën "28 Nëntori", në Korçë, u kap duke drejtuar, automjetin tip "Renault", në gjendje të dehur.
- R. H., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën "Gani Butka", në Pogradec, u kap duke drejtuar, automjetin tip "Ford", në gjendje të dehur.
- L. M., 56 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi në qytetin e Pogradecit, u kap duke drejtuar, motomjetin tip "Yamaha", pa leje drejtimi.’- thuhet në njoftim.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.