Për shkak se drejtonin automjetin në gjendje të dehur dy persona në Fier kanë rënë në prangat e policisë. Kontrrollet e uniformave blu kanë bërë të mundur që shtetasit me inicialet Xh. H, 24 vjeç dhe A. B, 42 vjeç, të dy banues në Lushnje, të arrestohen.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi N.Ç., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi në qytetin e Fierit u kap duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit.
Për të gjithë këta persona materialet i janë referuar prokurorisë për hetime të metejshme.
Komento