Programacion

E Shtunë
12
Qershor
E Diel
13
Qershor
E Hënë
14
Qershor
E Martë
15
Qershor
E Mërkurë
16
Qershor
E Enjte
17
Qershor
E Premte
18
Qershor
E Shtunë
19
Qershor
E Diel
20
Qershor
E Hënë
21
Qershor
E Martë
22
Qershor
E Mërkurë
23
Qershor
E Enjte
24
Qershor
E Premte
25
Qershor
Aktualitet

Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, arrestohen 3 persona në Durrës! Gjobiten për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor 185 qytetar

10 Maj, 08:40| Përditesimi: 10 Maj, 08:55

DURRËS- 3 persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi po drejtonin mjetit në gjendje të dehur dhe për pasojë janë bërë shkaktar të disa aksidenteve të ndodhura në këtë qytet. Sakaq 148 qytetarë janë gjobitur për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugore dhe 18 drejtues mjetesh duhet të paraqiten në Komision.

Policia njofton se janë arrestuar në flagrancë shtetasit Z. Gj., 48 vjeç, banues në Shijak, pasi në aksin rrugor Maminas-Manëz, duke drejtuar në gjendje të dehur motomjetin tip "Lifan", ka humbur kontrollin dhe ka mbetur i lënduar pasagjeri shtetasi Sh. Gj., i cili pas mjekimit të marë në spital është larguar në banesë.

Po ashtu është vënë në pranga shtetasi B. S., 48 vjeç, banues në Sukth, pasi në aksin rrugor Sukth-Shijak, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip "Opel", është përplasur me një tjetër mjet duke i shkaktuar dëme materiale.

Gjithashtu është arrestuar shtetasi M. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Gjiri Lalëzit-Maminas, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip "Toyota", është përplasur me një tjetër mjet duke i shkaktuar dëme materiale.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Henri: 10/05/2021 10:50

    C'jan keto emra J,M/P,L/T,F

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni pro apo kundër një rikthimi të Sali Berishës në krye të PD?