Një 31-vjeçar, i identifikuar si A.S., është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit ndërsa kaloi semaforin me të kuqe.
Arrestimi i tij erdhi pasi në rrjete sociale qarkulloi video ku dukej se ‘Audi’ luksoz ecën me shpejtësi dhe shkel semaforin. Kur u ndalua, u konstatua se drejtonte automjetin pa vendosur rripin e sigurimit.
Ai kundërshtoi me dhunë efektivët dhe tentoi të largohej por u vu në pranga. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit refuzoi t’ia paraqesë dokumentacionin e kërkuar oficerit të Policisë, dhe ka kundërshtuar të bënte testin e alkoolit dhe shoqërimin në organet e policisë.
Efektivët e shoqëruan me dhunë dhe kur e testuan me aparatin drogë-testues, rezultoi se e drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, iu pezullua leja e drejtimit për 24 muaj, iu zbritën 15 pikë nga leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 89.000 lekë të rinj, për shkeljen e nenit 185 “Drejtimi i mjetit nën efektin e lëndëve droguese”, të parashikuar nga Kodi Rrugor. Kjo shkelje u provua pas matjes me aparatin drogë-testues, të markës “AquilaScan”.
Konfiskoja dhe makinen
Përgjigju